Një President për PD!

Një President për PD!

Nga Florjan Nuri - 19/05/2022

Ky “procesi” transparent dhe jashte mase gjitheperfshires per zgjedhjen e Kreut te Shtetit na ka lene pa mend. Po rrotullohemi ne karrike se ngjan sikur nuk jetojme ne Shqiperi. 

Palet jane “ulur” bashke me njera-tjetren. Dialogojne me qetesi, kapin duart dhe ferkojne shpatullat dhe ne rend te pare kane vendosur nje propozim ne leter te dale nga dora dhe goja e z.Alibeaj. 

Procese te tilla dialoguese, por shume larg ketij te sotmit kemi pare dhe me pare. Por, te pakten ka pasur sinqeritet dhe qendrime te forta, me akuza, por dhe argumenta politike dhe kushtetuese te seciles prej paleve te perfshira. Dhe mbi te gjitha, kane kthyer dhe koken pas, per te shlyer sado pak “gabimet” e te kaluares… 

Sot eshte harruar gjithcka. A thua se problemi i vetem i politikes eshte te qenit anti komunist i Presidentit te ardhshem. Po a ka me rendesi te jete anti komunist apo te veproje si i tille ne krye te detyres? 

Cila figure me integritet do te pranonte te quhej President i ardhur nga opozita kur do te merrte vetem votat e nje pjese te grupit parlamentar? Apo do mjaftohej vetem me faktin se diku dhe dikur ishte shpallur anti komunist? Integritetin zor se e gjen te shpjeguar ne letra, por e gjen masivisht te detajuar me veprime ne momente kyce! 

Opozita e z.Alibeaj fatkeqesisht po vijon politiken e fitoreve te vogla te trumbetuara me aq zell me pare nga z.Basha. Kur shikonim disa figura te dores se trete te dilnin nga dyert per shkak te ligjit te dekriminalizimit, dhe te nesermen merrnim vesh se kishin hyre nga dritarja direkt e ne Kuvendin e Shqiperise njerez me probleme te theksuara me ligjin. Por ne e dinim se kishim fituar se ishte opozita ajo qe e kishte propozuar ate ligj! 

Njesoj dhe me zgjedhjet e kaluara. Kur marreveshja midis paleve politike u fshi me nje te rene te lapsit nga Kuvendi i atehershem dhe PD hyri ne zgjedhje me sigurine qe do fitonte. Dhe fitoi ne fakt! Votat ishin ne kuti!  

Po i permend keto elemente per nje fakt te thjeshte. Ujku qimen e nderron, po zakonin s’e harron, thote nje fjale e urte popullore. Dhe ujku ne rastin e zgjedhjes se Presidentit nuk eshte se ka ndonje faj. Sepse bariu qe do duhej ta mbante vathen te bashkuar e ka mendjen ta ndaje ate. Disa jane te tijat, ndersa te tjerat i ka lene ne meshire te fatit. Madje, me shume se kaq, jo vetem qe nuk ben asnje tentative t’i afroje, por ben veprime konkrete t’i hedhe ne gremine. Ju kujtohet besoj fjala e bariut Alibeaj para ish sekretarit Pompeu apo jo? Dhe ketu nuk e kam fjalen per z.Berisha, por per qindra e mijera demokrate qe kane zgjedhur te perfaqesohen nga kjo figure politike dhe e kane bere te qarte tashme kete vendim te tyre me disa procese zgjedhore. 

Sot PD kishte dhe ende ka pak kohe nevoje te sjelle nje fryme paqtimi dhe bashkimi per vete. Rastesi apo jo nuk e di, por PD sot ka nevoje te kete Presidentin e vet. Jo si emer, por si fryme! Se “presidenti” per kete pune eshte, te percjelle nje fryme tolerance dhe bashkimi. Koincidence apo jo nuk e di, por legalizimi i fraksioneve, nisur nga procesi i zgjedhjes se Presidentit, kishte rastin e arte te zbatohej per here te pare ne PD. Ku ne qendrimin e unifikuar te paleve ne PD te perfshihej dhe qendrimi i asaj pjese te grupit parlamentar qe mendon ndryshe nga z.Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit.

Ndersa z.Alibeaj ulet njehere me z.Balla, vendos gjithcka aty e me pas kujtohet qe duhet mbledhur dhe grupi parlamentar te propozoje ndonje emer. Dhe ndermjet ketyre mban dhe nje fjale me zero peshe politike kur vjen puna te vleresoje marrdheniet historike 100-vjeçare mes Shqipërisë dhe SHBA-së. 

PD e përfaqesuar sot nga z.Alibeaj ka zgjedhur perfaqesimin nga nje avokat. Qe te ngjason me historine e nje gjyqi. Kur përfundoi procesi gjyqësor dhe gjykata dha vendimin, pala humbëse nuk po kuptonte dot ngazellimin e avokatit te saj. Ore pse qesh ti i thanë pasi dolën nga gjykata. Fituam apo humbem ne? Fituam i tha avokati, fituam të drejtën e apelimit të këtij gjyqi që humbëm sot! 

Sa i përket Presidentit tjetër, atij të shtetit, le ta zgjedhë ujku. Se dhe atë, ujkut i duhet për ta ngrënë në fund të historisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco