Pyetjet nuk vdesin, thotë Pablo Neruda

Pyetjet nuk vdesin, thotë Pablo Neruda

Nga Mehmet Elezi - 15/05/2022

Po bëjmë sikur të besojmë, Edi Rama. Që e bëre për inat të një “të vdekuri”. Për inat të një “non grate”. Domethënë nuk e votove rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë, sepse rezoluta qe nismë e Berishës.

Dhe e bëre gjakun baltë, shtype butonin e kuq. Marionetat në Kuvend ngritën kartonin e kuq. S’ka gjenocid serb! Po bëjmë sikur të besojmë, Edi Rama: nuk paske asnjë rezervë në parim për dënimin e gjenocidit serb, e bëre vetëm për inat të Berishës.

Po pse prite nëntë vjet në pushtet, që rezolutën ta propozonte “i vdekuri” Berisha? Pse nuk e hartove rezolutën ti “i gjalli”, që ta miratoje me “të gjallët” e tu, siç ka bërë Europa e lirë dhe e kanë ligjësuar gjykatat ndërkombëtare?

Vallë ti vetë a je i lirë? Kush është i vdekuri i vërtetë? Pyetjet nuk vdesin, thotë Pablo Neruda.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco