Planifikimi dhe gracka e Gjykatës Speciale

Planifikimi dhe gracka e Gjykatës Speciale

Nga Dren Dushi - 12/05/2022
  • Konsiderata e parë: Vrasja e Gjykatave të Kosovës

Kthehemi në kohë, jo pesë apo dhjetë vite, por tridhjetë e më poshtë, dhe kujtojmë zyret jugosllave (lexo serbe) në Prishtinë, në të cilat vendosej për Gjykatës e Prokurorë, por edhe  Avokatë. Nuk do mbijetonin shumë shqiptarë në këto struktura, por as pak jo, dhe këta pak, gjenden në një situatë interesante në vitin 2000. Hiq paragjykimet, kjo strukturë juridike, ishte e frikësuar nga UÇK, anipse nuk dihej qartë ç’farë e kush ishte UÇK në këtë kohë, dihej vetëm se ata kishin pranuar çarmatosjen, e çarmatosja është akt dorëzimi i luftës, që bëhet pasi ta kesh humbur një luftë, kështu ishte konstatuar nga NATO që kërkoi shpejt këtë proces me klauzolën; “luftën e fituam ne, jo ju”, por që nuk çanë kokën nëse “ju mund të shpallni fitoren në RTK”.

Sidoqoftë, fjalët e arta UÇK zinin shumë mure në gjithë Kosovën, anipse krenaria kombëtare dhe pasioni për të parë uniformat e ushtarëve tanë që luftuan, nuk qe i mundur nga procesi i përshpejtuar për çarmatosjen e tyre, në vend se të shihnim djemt tanë me uniforma që kishin dalë në luftë për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, pamë ca politikanë që bartnin paratë e tyre sa në Suedi, sa në Zvicër e Gjermani, pamë ca shokë të shërbimit sekret të shtetit Shqiptar (përgjegjës për 97-tën, tranzicionin që shkatërroi Shqipërinë që e ktheu prapa gjysmë shekulli). Me pak fjalë, pamë ca të pa ngopur që u ngutën të fillojnë karrierat politike në kurriz të UÇK-së, me një platformë shtet-kapëse.

Në fillim, filluan uzurpime ekonomike, pastaj edhe politike, dhe për t’i bërë të mundura këto, u përdor logjistika organizative e disa strukturave të luftës, këtë herë në paqe. Shumë shpejt, simpatia e madhe për krenarinë që solli UÇK, do dëmtohej rëndë nga kjo grupë politikanësh të etur për pushtet, dhe tërë ky proces i monitoruar mirë nga shërbimet informative të KFOR-it, të vendeve që administronin Kosovën, filloi të shihej si një kaos qësjell mundësi të mëtutjeshme. Cilat ishin këto mundësi?

Një elitë politike e ngritur në këtë formë, presupozonte të mos kishte asnjë rezistencë në terrenin e shtet kapjes, dhe UNMIK-u, më vonë EULEX-i, kaosin e përdorën në shërbim të gjeopolitikës dhe diplomacisë që do ndërtohej në shërbim të një projekti të afrimit të Serbisë me perëndimin. Si pasojë, kaosi duhej toleruar, e në fillim, duhej thirrur të hynin në sistem sa më shumë nga Gjykatësit, Prokurorët dhe Avokatët e fillimit të këtij shkrimi. Këta të fundit, si qenie sociale pragmatike dhe ca nga ta (shumë nga ta) oportuniste, do adoptoheshin shpejt në sistemin e ri, i karakterizuar nga një korrupsion i pa parë, i vjedhjes së tokave të Kosovës, fabrikave, ndërtesave, e shumë çka tjetër, që duheshin shpërndarë te një elitë e re politike që më vonë do shantazhohej me gjithë këto të bëma.

UNMIK-u përgjegjës për ndërtimin e një gjyqsori normal në një shtet të dalur nga lufta, pa shumë eksperiencë shtet-ndërtues, hoqi dorë nga nevoja që Kosova të ketë Gjykata, dhe grupet që kapnin shtetin në proces, e që shpesh shpërndanin pasurinë me ndërkombëtarë të ndryshëm, e panë vetën zotër të Kosovës, ata do mund të bënin ç’të donin decenjen e rradhës dhe nuk kishte askush që t’i ndalte, madje as populli meqë mund të vidhnin edhe zgjedhjet, mund të interpretonin si të donin Kushtetutën.

  • Konsiderata e dytë: Bota ia përmend Kosovës vrasjen e Gjykatave të saj, kur i servon Specialen

Meqë Serbia si shtet i madh dhe i rëndësishëm në Ballkan duhej të afrohej me perëndimin, apriori duhej edhe të pajtohej me rastin e Kosovës, dhe këtë të fundit duhej diciplininuar në një formë apo tjetër. Një Senator do autorizohej dhe “armatosej” me intelegjencë, informatorë nga Kosova por edhe Serbia, fakte e shpifje, që të plasonte para botës një raport i cili do tmerronte të gjithë, në një kohë kur Kosova vlonte nga paknaqësitë që u shkaktuan nga shtet-kapja që po sillte ndasi në popullatë deri në nivel të një sub-identiteti politik. Askush me mendje në kokë nuk do i thoshte “JO” hetimit dhe procesit gjyqsor të akuzave në raportin e Martit, madje nuk mund t’i thonin as deputetët e Kuvendit të Kosovës, që si duhet, nuk do ishin në gjendje të logjikonin racionalisht ç’farë i kishte gjetur, meqë futeshin në lista në varësi të kapacitetit të tyre servilues.

Por të gjithë të mbeturit të shtangur, u panë si një tufë idiotësh që nuk e kishin kuptuar se, vrasja e Gjykatave të Kosovës, qe arsyeja kryesore se ky proces duhej bërë jashtë Gjykatave të vrara tona. Por duke qenë se Kosova nuk vrau gjykatat e saja e vetme, por me ndihmën e UNMIK, procesi do komplikohej paksa, por askush nuk do mund të përdorte këtë gjë. UNMIK kishte planifikuar të tërën.

Si të gjykoheni drejtë në Gjykatat tuaja që i keni vrarë? Kjo ishte pyetja e atyre që në njëfarë forme, financuan çlirimin e Kosovës, kur kërkuan me këmbngulje, madje duke dërguar Ambasadorët e tyre në Kuvend në momente kur ky institucion filloi të kuptonte se ku kishte ardhur gjendja.

Mbase Kosova nuk kishte asnjë mundësi të ecte në një rrugë tjetër, që në momentin kur UNMIK e futi në agjendë politike procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës, madje në agjendë diplomatike ku ndikim të madh do kishte Serbia, qoftë edhe vetëm si ekzistencë në vete, e lere më që kishte ndikim të madh në strukturat paralele serbe dhe të ardhmen gjeopolitiketë rajonit.

  • Konsiderata e tretë: Askush nuk është i pa prekshëm

Sami Kurteshi kishte pregaditur ca pyetje për ish Presidentin tonë Thaçi. Deputeti Kurteshi, do bëhej nervoz me lojën dhe humorin e mos marrjen seriozisht nga Thaçi, do bëheshin meme shumë thënie të Thaçit si; “Sami unë të dua ti e din”, “..shumë simpatik je Sami”, me pak fjalë, Kosova nuk kishte krijuar traditë përgjegjësi dhënëse, nuk kishte krijuar traditë për hetime parlamentare, apo gjyqësore, nuk kishte krijuar respekt e traditë për asgjë që lidhej me drejtësinë sepse ata që ishin në krye të saj shpallnin “drejtësia jam unë”.

Nuk kishte besim më në asgjë, UNMIK ia kishte dalë me sukses; Kosova nuk ishte e aftë të ndërtonte  Gjykata, duhej ndërtuar një Speciale.

Jo shumë vite pas, Thaçi në Hagë nuk do mund t’i drejtohej asnjë prokurori apo gjykatësi atje me; “unë të dua t’i e din”, apo t’i kumtonte se sa simpatik është ndonjëri nga ta. Kjo paraqet një esencë të asaj se; kur nuk respekton tënden, mund të detyrohesh të respektosh të huajën. Por cili është roli i Speciales sot apo a ka ndryshuar ndonjë gjë nga plani?

Nëse dikush mendon se Specialja nuk mund të ndryshoj zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, dhe të ndryshoj procesin diplomatik Kosovë-Serbi, por ju shfaqë një situatë fare hipotetike por edhe shumë të mundshme. Mbajtja në Hagë të shumë politikanëve me ndikim në Kosovë, është njëherish mbajtje nën fre e disa partive politike në Kosovë, të cilat, siç dëshmon historia, me fuqinë e tyre në terren, mund të stabilizojnë por edhe destabilizojnë Kosovën fragjile ku policët e gazetarët sa dalin në parti sa në pozita të tyre. Sikundër që, edhe lirimi i tyre potencilaisht në prag zgjedhjesh, afekton fuqishëm rezultatin zgjedhorë.

Situatë shantazhuese mund të kemi edhe në Qeverinë aktuale duke ju kërkuar lëshime ndaj Serbinë, të cilat në rast mos bërje, të ndikohet përmes Speciales në rezultatin e ardhshëm zgjehdorë, pikërisht përmes një orekstrimi të tillë politik nga Specialja që merret me diplomacinë e rajonit tonë më shumë se me çështje të drejtësisë.

Meqë këtë muaj u përmenden edhe 13 figura tjera të profilit të lartë për thirrje në Hagë, në kohën kur Berlini filloi një fushatë të re ndërmjetësuese Kosovë-Serbi, gjason pikërisht me momentin e thirrjes së Thaçit në Hagë teksa udhëtonte në Amerikë. Një opozitë rebele, që kapet për nacionalizmi dhe potencialisht ndikon procesin e dialogut, mund të diciplinohet në një formë të tillë, siç mund të diciplinohet edhe pozita me rastin e më parshëm.

Mundësia që BE të tentoj të çkapë shtetin e Kosovës, për të vendosur premisa solide shtet-ndërtimi stabil të pavarur ekonomkisht nga nevoja permanenete emigruese, permes një ndikimi në zvogëlimin e kapaciteteve politike të dhunshme dhe mungesës apo vrasjes së Gjykatave në Kosovë, mund të jetë rast shumë utopik por gjithësesi jo i pa mundur. Një gjë është e sigurit tani për tani, politika e brendshme e Kosovës varet fuqishëm nga veprimtaria e Gjykatës Speciale, meqë, edhe sot, Kosova nuk i ka ringjallur Gjykatat e vrara, madje vështirë se mund t’i ringjallë edhe në rastin më të volitshëm para të paktën 10 viteve, çështja e Vettingut është çështja më problematike që nga koha e atentateve ndaj Presidentit të ndjerë Rugova si kulminacion i konfliktit politik e ideologjik në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco