Si veshka midis padronit supergrata dhe vëllait nongrata!

Si veshka midis padronit supergrata dhe vëllait nongrata!

Nga Sali Berisha - 12/05/2022

Lidhur me deklaratën e Edi Ramës për refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorancës së tij të rezolutës për dënimin e genocidit serb në Bosnje, sqaroj sa vijon:

Pretendimi i Edi Ramës se paraqitja e rezolutës ishte e papritur është një gënjeshtër e denjë vetëm për atë.

Rezoluta për dënimin e genocidit në Bosnje është depozituar sipas të gjitha afateve kohore që përcakton rregullorja e Parlamentit, është shqyrtuar në Kryesinë e Parlamentit dhe është vendosur t'i paraqitej sot seancës plenare.

Përfaqësuesit e PS, shumicë në Kryesinë e Parlamentit kanë refuzuar në Kryesi dhe kanë votuar me ndërgjegje të nxirë kundër rezolutës.

Kështu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kanë patur të gjithë kohën e mjaftueshme që parashikon rregullorja e parlamentit për shqyrtimin e kësaj rezolute, por kanë vendosur në një akt çnjerëzor dhe antikombëtar që të votojnë kundër saj me urdhër të Aleksandër Vuçiç.

Kjo rezolutë është miratuar në Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.

Shtojme këtu se më parë Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kanë votuar me vetëdije të plotë kundër debatit me mocion për Ballkanin e Hapur dhe rezolutës së grupit parlamentar të PD për dënimin e genocidit rus në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco