Të dashur deputetë, mos e rrenoni politiken e sigurimit pensional

Të dashur deputetë, mos e rrenoni politiken e sigurimit pensional

- 12/05/2022
Mosha e pleqerise eshte kohe kur ulet produktiviteti (jo he!). Njerezit prandaj kursejne per pleqeri. Shoqerite dhe shtetet krijojne politika per te rritur sigurine sociale, pra per t'u siguruar qe senioret (p.sh. mbi 65 vjec) vazhdojne jeten normale me mbeshtetje ne kushte te renies se produktivitetit dhe rrjedhimisht renies se te hyrave.
Politika kosovare per krijimin e sigurise pensionale eshte me e mira e mundshme (impakti i saj varet nga niveli i performances ekonomike):
A) Pensioni baze: Si shoqeri nga tatimet tona u japim nje pension baze te gjithe senioreve mbi 64vjec, me nivel ne perputhje performancen ekonomike qe kemi si vend.
B) Fondi pensional: Pastaj kemi kriju Trustin, nje fond pensional obligativ ku kemi detyruar tre pale te kontribojne:
1. Te punesuarit japin me detyrim 5% te rroges
2. Punedhenesit japin 5% mbi nivelin e rroges ne emer te te punesuarit
3. Shteti nuk i vjel 10% tatim, dmth i dhuron.
C) Sigurim vullnetar: shteti lejon qytetaret te rrisin kursimet mbi 10% ne fonde pensionale private.
Ne fille te pandemise shteti vendosi qe te lejoje qytetaret qe 10% te sasise se kursyer ne emer te tyre te terhiqnin per te ulur pasojat e krizes. Ka qene nje veprim popullist, jo-vizionar, i gabuar dhe i demshem sepse ka hapur deren per rrenimin e sistemit te mire qe e kemi.
Tash nje e disa deputete mundohem te fitojne fame duke propozuar qe ajo praktike e demshme te vazhdohet edhe me tutje. Shteti duhet t’ia mbylle deren kesaj teme edhe te mos e kthej kurr me ne tavoline. Nese nuk nderpritet tash, Trusti do te rrenohet.
Parate ne llogarine e Trustit jane ne emrin tend por nuk jane tuat. Jane opcion per ty me kusht qe e mberrin moshen e pensionit. Organizata "Trusti" ato para i investon ne mirebesim ne bursa e letra me vlere duke u munduar t'ua rrise vleren por pa rrezikuar shume.
Shteti e ben kete si detyrim per te siguruar politike sociale per rritjen e mireqenies se senioreve, rrjedhimisht te krejt shoqerise. Nuk e ben per ty individualisht por per senioret ne pergjithesi. Nese per shembull ti bankroton dhe e humbe krejt pasurine e ngelesh me borxhe, permbaruesi t'i konfiskon krejt parate qe ke ne banke edhe krejt pasurine e luajtshme e te paluajtshme per te paguar borxhet tua. Por NUK mundet me t'i konfisku parate ne emrin tend ne Trust sepse ato NUK jane tuat por te politikes sociale.
Edhe nese (mos e ba Zo') dikush semuret dhe eshte para vdekjes dekada para pensionimit e i duhen para per sherim, shteti nuk lejon terheqjen parave nga llogaria ne Trust sepse ato para nuk jane per te adresuar rrethanat individuale jetesore dhe as nuk konsiderohen per te adresuar rrethana jashte pensionimit.
Ka disa shtete qe lejojne (ne kushte te vecanta) investimin e nje pjese te "kursimeve pensionale" nga vet i siguruari ne burse ose edhe ne patundshmerine e pare por gjithmone si investim dhe ne asnje rrethane nuk lejon shpenzimin e tyre te parakohshem.
Logjika shteterore dhe logjika individuale bazohen ne motive dhe interesa jo perhere ne perputhje. Shteti perhere kerkon te gjeje te miren me te madhe per shumicen me te madhe. Shteti i mireqenies pra kerkon te identifikoje dhe avancoje interesin e pergjithshem shoqeror, i pandikuar nga rrethanat dhe hipje-zbritjet momentale.
Tash ky propozim eshte qe politika sociale shume e mire e Kosoves te rrenohet dhe senioreve te Kosoves te pas disa viteve t'u merren parate per nevojat tua individuale per shkak te krizes ekonomike momentale sot. Ky eshte nje propozim per te rrenuar dicka te mire qe kemi pra eshte propozim kunder shtetit.
Korrupcion quhet nje veprim qe demton interesin e pergjithshem per interes te ngushte personal. Te rrenosh interesin e pergjithshem te senioreve te pas njizet viteve per nevojat individuale tash eshte korrupsion, jo ne kuptimin ligjor por ne efekt. Me kete veprim demtohen interesat afatgjata jo vetem te te pensionuarve por edhe te rrethit te tyre edhe te krejt shoqerise.
Nuk kam interes personal direkt ose indirekt ne kete pune. Dikush me kritikoi qe "i ke punet mire ti e e ke lehte". Perkundrazi, i kam terheqe heren e pare edhe kam me i terheqe prape nese Kuvendi vendos gabimisht me leju, por kjo nuk ia ule peshen e demshme qe kjo politike do te kishte, shumefish mbi lehtesimin e pasojave te krizes qe do te bente ne nivel shoqeror.
Kam verejtjet e pakenaqesite e mia me operimet e Trustit. Trusti duhet te rrise performancen dhe efikasitetin. Ne te kaluaren eshte raportuar qe politikane kane provuar ne menyre korruptive te ndikojne vendimet profesionale investive te Trustit duke rrezikuar fondet dhe interesin publik. Por kjo eshte krejt tjeter gje.
Ne nje rast, zyrtaret e Trustit kishin refuzuar te takonin e te degjonin propozimin e nje fondi investiv nderkombetar ngase rezultatet e studimit te atij fondi per investimet e Trustit ne te kaluaren kishin ofenduar sedren e zyrtareve te Trustit. Shih ti! Egoja e zyrtareve paska perparesi para interesit publik. Por edhe kjo eshte tjeter gje.
Gjithashtu, si qytetar do te me pelqente qe te pakten nje pjese e atyre fondeve te investoheshin ne Kosove, me garanca shteterore, per zhvillimin e vendit si p.sh. ne energji, duke siguruar ne te njejten kohe kthim me te mire for fondet. Por edhe ajo eshte krejt tjeter gje.
Askush nuk mund ta parashikoje te ardhmen dhe parate e fondeve investive ne bursa bien e hipin. Ka raste kur ka rezultate shume te keqija edhe ne vende shume te zhvilluara por edhe ajo eshte krejt tjeter gje e nuk guxon te vendoset si faktor e argument per rrenimin e politikes se mire qe kemi ne kete fushe. Shteti sheh afatgjate dhe jo vetem para hunde.
Politika definohet edhe si ridistribuim, pra shteti mer para diku per te dhene diku tjeter. Nese Kuvendi vendose te bej kete rishperndarje, ky do te jete nje veprim anti-shteteror. Kjo eshte si te djegesh dardhen ne oborr per dru per ngrohje! Abstrako kohen, kjo eshte sikur shteti te vendoste t'ua konfiskonte kepucet krejt te moshuarve per t'ua dhene ato per djegie per ngrohje te me te rinjve. Edhe kepucet digjen e krijojne pak nxehtesi por eshte veprim teresisht jo-efikas.
Shteti duhet te gjeje rruge te tjera per te lehtesuar pasojat e krizes e jo te demtoje apo rrenoje politiken e mire te sigurimit pensional qe kemi. Ajo politike do te jape rezultatin e vet pas rritjes me te madhe ekonomike. Asnje shtet tjeter, i pasur apo i varfer nuk kam degju qe ka ba veprime te tilla te paarsyeshme e rrenuese per te adresuar pasojat e krizes.
Mos lejoni te manipuloheni nga propozime mendje-shkurta e pa vizion te ndonje deputeti. Aso propozimesh nuk e kane interesin publik per faktor. Mos lejoni keqperdorimin e emocioneve te qytetareve ne keto rrethana te krizes ekonomike e inflacionit si arme kunder konkurrenteve politike, ne kosto shumefishe rrenuese te interesit te pergjithshem shoqeror.
Prandaj te dashur deputete, mos e beni!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco