Kriza ekonomike dhe efekti i saj në sigurinë e vendit

Kriza ekonomike dhe efekti i saj në sigurinë e vendit

Nga Drizan Shala - 25/01/2022

Ekziston teoria se “Baza Ekononike” e përcakton super strukturën shtetërore. Me një fjale baza ekonomike e shtetit, organizatave të sigurisë dhe personelit të saj, janë në ketë kategori.

Ne diskutimet që janë duke u zhvilluar keto dite në vendin tone, edhe në parlamentin tone, lidhur me faturen për pages të energjis eletrike ,të propozuar nga ZRRE dhe Qeveria e vendit, Ministri i Puneve të Mbrendeshme dhe ai i Mbrotjes heshten dhe ishin në mbrotje të kesaj rritje enorme të çmimit të rrymes. Zyrtar policor jane afersishte 10000 e ushtarak mbi 3000.

Nese merr dhe bene një analiz të pagave të tyre, dhe bene krahasime me çmimin e rrymes por edhe të shportes se konsumatorit, shtrohet pyetja logjike. Cili eshte motivi i tyre për të realizuar detyren për sigurin dhe mbrotjen e vendit ?

Ndoshta dikush mund të thote se kanë paga të mira, se ka edhe të tjere të papunesuar, ketë zakonishte mund ta degjosh nga dikush që sigurishte i ka punet mire dhe fare ska ekspertiz në fushen e sigurisë. Ata janë zbatues të ligjit, pra ata sigurojne çdo gje në Kosove dhe çdo dite përballen me njerzit e kategorive të ndryshme dhe jeta e tyre potencialishte shume e rrezikuar, cili do te jete motivi i tyre, kur gjate orarit të punes ata do të mendojne se posa të marrin pagen, në vend të 50 eurove për faturen e rrymes, me rritjet e reja ata do te paguajne 100.

Policet pa grada qe jane me të shumtet në numer paga e tyre dikund është 490 euro ndersa e ushtarit 400 euro. Nese kesaj ia zbrete vetem faturen e rrymes, sa i mbesin atij për 30 dite të jetes se tij?

 Pra, cili do të jete motivi i tij. Koha e idealistave qe jepnin çdo gje nga vetja për atdhe, ka kaluar. Ata do e ndjekin krimin aq sa qeveria do ua beje jeten me të mire, Demineret e FSK ëe çdo dite e kanë jete o vdekje me mjetet e pashpërthyera, etj. Edhe njehere, cili është dhe do të jete motivi i tyre sot dhe neser?

 Deklarat boshe dhe fyese të qeveritareve “AS QE E KAN HETUAR FATUREN E RRYMES PO LIR KA QENE”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco