Kërcënimet e vazhdueshme periodike në situatë të caktuara nga Serbia kanë dy qëllime

Kërcënimet e vazhdueshme periodike në situatë të caktuara nga Serbia kanë dy qëllime

Nga Drizan Shala - 20/01/2022

Edhe sot kërcënim nga Serbia, edhe atë nga shefi i shtabit të ushtrisë serbe. Është e dukshme dhe e qartë qe sa herë ka ndonjë zhvillim në Kosovë, pra edhe takime të rutinës, siç ishte takimi i para disa ditëve e dy Ministrave tanë, Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme, aparati shtetëror në Serbi trazohet. Ata duket që janë shumë paranojak, por jo veq kaq.

Konsideroj që kërcënimet e vazhdueshme periodike në situatë të caktuara, nga Serbia mund të kenë dy qëllime.

E para,

Përmes kercënimeve për ndërhyrje ushtarako-policore në Kosovë, e ne veçanti në veri të arrin dy të godituara : t’i bëjë presion Kosovës dhe faktorit ndërkombetar në Kosovë, që në fushën politike në negociata të arrin më shumë, dhe

E Dyta,

Që në një të ardhme, realisht të realizojë një agresion real në veri të Kosovës, dhe që më pastaj politikisht të krijon mbrotje duke thënë, se ne ju kemi paralajmëruar që moti dhe për këtë ne duhet të jemi të pregaditur.

Këto kërcënime, e sidomos ky i fundit nga shefi i shtabit të ushtrisë serbe, mendoje që faktori NATO nëBruksel e sidomos US.Army, duhet seriozisht ta trajtojnë dhe të japin një sinjal të fuqishëm, të ngjajshëm me dislokimin e batalionit reserve të KFOR që u realizua kohë me parë.

Ata po kërcnojnë por edhe mund ta realizojnë, me skenaret që veq ata dinë të bëjnë, në emër të mbrotjes se popullatës civile serbe në veri dhe gjithë Kosovën duke përdorur në aspektin ligjor edhe rezoluten 1244 si dhe gjendjen politike në të cilen gjendet Kosova në arritjen e statusit final të njohjes me Serbinë si dy shtete të pavarura.

Nga kjo del detyrë imediate e institucioneve të Kosovës, që të kanë kujdes dhe popullata shumicë  shumë vigjilente për të mos rënë pre e ndonjë provokimi të montuar të shtetit serb Popullata duhet të jetë shumë bashkëpunuese me Policinë e Kosovës dhe me KFOR për të informuar me kohë gjdo skenar  ogurzi që shohin në teren, aty ku jetojnë.

Duket qartë se Serbia është trimëruar, e edhe më qartë duket faktori Rus në Ballkan pas Serbisë dhe bandave tjera paramilitare siç janë WAGNER.

 Pra zhvillimet në Ukrainë defakto e japing një determinim edhe mbi gjendjen e sigurisë në rajon duke parë që në :

1.      Mal të Zi kemi acarim të situatës politike ku Beogradi është i interesuar që të ndërhyjë sa më parë aty duke lejuar vetes një dalje në Detin Adriatik.

2.      Bosnjë dhe Hercegovinë duke defunksionalizuar sistemin politik dhe juridik në atë pjesë ku Republika Serpska do të kërkojë shkëputjen e saj nga kjo konturë shtetërore.

3.      Maqedoni e Veriut ku dihet që nuk kemi stabilitet politik të jashtëm me Bullgarinë e cila është duke përdorur këtë si shantazh për interesat e saj në fushën ndërkombetare ndërsa në anën tjetër po mundëson që t’ju mundësohet një terren për të ndikuar Serbia përmes fraksioneve të saja brenda sistemit politik atje.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco