Referendumi dhe iluzionet e perendimit

Referendumi dhe iluzionet e perendimit

- 14/01/2022

E drejta dhe praktikat nderkombetare nuk njohin te drejten e nje shteti per te realizuar referendumin ne territorin sovran te nje shteti tjeter. Rrjedhimisht, eshte befasuese kerkesa e QUINT-it per te lejuar referendumin e organizuar nga Serbia ne territorin e Kosoves. Befasuese edhe per faktin qe vjen nga aleatet e Kosoves dhe vendet qe kane njohur pavaresine e saj. Lejimi i referendumit te Serbise do te ishte goditja deri me tash me e fuqishme ndaj shtetesise se Kosoves.

Eshte zhgenjyese sepse vjen ne castet kur Rusia hapur nxite Serbine te hape nje front tjeter destabilizues ne Ballkan.
A do te thote kjo se Perendimi i ballafaquar me agresivitetin e kordinuar te Serbise dhe Rusise eshte i gatshem te heqe dore nga te arriturat ne Ballkan? Apo mbase kemi te bejme (vetem) me vazhdimesine rutinore te logjikes se koncesioneve ndaj Serbise?
Cila eshte logjika e koncesioneve?

Ajo permes te ciles, Serbia tash e 12 vite "ledhatohet" nga Perendimi dhe sidomos nga Bashkimi Evropian. Duket se Serbise i behen leshime ne Kosove, Bosnje dhe Malin e Zi, me synimin perfundimtar qe Beogradi te distancohet nga Moska dhe te rradhitet me demokracite e Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Dhe cili eshte rezultati i ketij iluzioni te Perendimit?

As me pak dhe as me shume se rreshtimi i Serbise (bashke me Bellorusine) ne anen e Rusise vetem pak kohe para agresionit ndaj Ukraines!

Kosova tash e 23 vite ka bere koncesion pas koncesioni, ne respekt te aleateve qe mundesuan clirimin, lirine dhe shtetesine tone.
Lejimi i referendumit te Serbise do te ishte anulim i shume te arriturave te deritashme dhe mohim i shtetesise se Kosoves.
Kujt i duhet kjo pos Rusise?
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco