Kur bora e ‘mbulon’ Kosovën?

Kur bora e ‘mbulon’ Kosovën?

Nga Astrit Veliqi - 10/01/2022

Pikërisht ditën e dhjetë të janarit, Kosovën e mbuloi pothuaj bora e parë serioze për vitin 2022.

Por përveç që kjo borë i ka të mirat e saj, në aspektin e shëndetit dhe pastrimit të ajrit, por edhe i mbush liqenet e lumenjtë me ujë, sidomos tek ne sjell mjaft vështirësi për lëvizjen sikur edhe për ngrohjen.

E derisa jemi pothuaj në gjysmën e stinës së dimrit, të muajit janar, një acar i ftohtë me borë e ka ‘goditur’ vendin tonë, duke i zënë në befasi shumë institucione që merren me mirëmbajtjen e rrugëve, shtigjeve për këmbësorë  si dhe vendeve tjera publike.

Andaj nuk është çudi se sa herë bie borë në Kosovë, përkundër të mirave që sjell, jeta dhe përditshmëria jonë bëhet edhe më e vështirë.

Por çka t’i besh edhe vetë stina e dimrit, është më e vështirë për t’u përballuar, duke nisur nga veshja me rroba , rreziku për qarkullim në rrugë, rritja e konsumit të energjisë elektrike, sikurse fryrja e faturave komunale.

Përjashto këtu edhe shumë gjëra tjera sikur janë makinat, ngrohja, ambientet e ftohta, etj.

Por ajo çka e bënë edhe me të rëndësishme, është se kjo borë si për çudi i ka zënë pothuaj institucionet relevante në gjumë, duke bërë që sikur në Prishtinë, por edhe në vendet tjera rrugët për qarkullim të vështirësohen mjaft shumë.

Pyetja që duhet bërë tani është: Pse bora na befason gjithnjë si shtet?

Normalisht që edhe kapacitetet infrastrukturore i kemi të limituara, por të paktën shumë kompani marrin para të majme nga buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e tyre.

Sikurse edhe jemi në dimër, e përgatitjet do të duhet me qenë të mëhershme, kur dihet se bora dhe acari është paralajmëruar një javë më herët se do të vije edhe në Kosovë.

Por edhe pse kryetarët e komunave kanë dhënë njoftimet se kanë filluar punët në terren, megjithatë reagimet në rrjetet sociale e demantojnë të kundërtën, ku shumë vozitës janë ankuar për rrugët me borë e kolona të gjata.

Sido që të jetë, ditët që na presin nuk do të jenë të lehta, ngase kjo javë parasheh temperatura mjaft të ulëta dhe reshje bore të vazhdueshme, prandaj, edhe ngricat do të jenë të paevitueshme.

Por ajo që është qenësore, qeveria duhet të mobilizohet që ky mot të kalojë pa pasoja dhe aksidente në rrugë, sikurse edhe energjia të mos iu mungojë qytetarëve për ngrohje.

Bora përveç vështirësive i jep edhe një pamje të mirë relievit gjeografik, sikurse mos ta harrojmë, asaj i gëzohen edhe fëmijët të cilët presin me padurim që të argëtohen.

Megjithatë, mbetet për t’u parë, kjo është vetëm dita e parë dhe java ende është e gjatë, dhe temperaturat do të bien shumë, prandaj kërkohet angazhim i të gjithëve, që së paku ky acar mos të na gjejë të mërdhirë.

Kryeministër...koha është me i ndez bagerat seriozisht!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco