Një terrorist ‘amerikan’

Një terrorist ‘amerikan’

Nga Çim Peka - 09/01/2022

Anthony Blinken dhe Yuri Kim do të mbahen mend gjatë në historinë diplomatike të Shqipërisë dhe ShBA-ve. Atë që Sali Berisha ka katër muaj që e artikulon, dje e panë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit: përpjekjen për shkatërrimin e Partisë Demokratike.

Në rrethanat kur çdo parti politike në Shqipëri pa dallim shquhet për vokacion perëndimor dhe të ashtuquajturin ‘pro-amerikanizem’, duke përfshirë sigurisht Partinë Demokratike të parën, operacioni për vrasjen e partisë politike që rrëzoi komunizmin dhe që përfaqëson vlerat e të djathtës, nuk ka lidhje me interesat amerikane, por me një skenar të ‘Leninit’ të së majtës amerikane dhe globale, George Soros.

Me Edi Ramën në Kryeministri dhe ‘dhëndrrin’ e Gramoz Ruçit në PD, skenari dukej lehtësisht i realizueshëm. Të pasionuarit pas biografive historike, kanë një konsensus se të gjithë liderët e dhunshëm kanë probleme të theksuara me ‘burrërinë’ e tyre. Edi Rama dy obsesione në jetën e vet ka patur. Të shkatërrojë teatrin, sepse ne skutat e atij teatri është zhburrëruar diku në të thyer të vitit ‘90, si dhe të shuajë Partinë Demokratike sepse u përzu nga ajo parti si qen rrugësh.

Njësoj, edhe Lulzim Basha, të cilin Xhaxhi Gramoz, megjithëse u dorëhoq nga politika, e la ‘kopil’ në derë të PD-së, aktin e tij të dhunës ndaj militanteve dhe votuesve të vet, e shfaqi si hakmarrje ndaj atyre që e ‘zhburrëruan’ me 11 dhe 18 dhjetor. Ndërkohe që misioni i tij për të shkatërruar Partinë Demokratike është plan i hershëm, dhuna ndaj demokrateve është thjeshtë hakmarrje.

Pas çmendjes së tij dje, sot u shpreh se karriera politike e Sali Berishës ka mbaruar. Në fakt më 8 janar, Lulzim Basha ka vdekur.

Sali Berisha e kishte mbyllur karrierën politike, në kohen kur ajo e Lulzim Bashës ishte në kulmin e saj. Lulzim Basha e ri-ngjalli për ta vrarë të veten. Por, ai ka humbur me shumë se karrierën politike. Nga 2005 Lulzim Basha nuk ishte i lirë nga Gramoz Ruçi.

Nga 2017 nuk ishte i lirë nga Edi Rama.

Nga 9 shtatori nuk ishte i lirë nga Sali Berisha.

Por, nga 8 janari ai nuk është i lire nga së paku 620 mijë demokratë. 

Nga 8 janari e deri në fund të jetës së tij, ai do të jetë në bunker. Nga zonat e tij të origjinës, në daç në Dibër, në daç në Peje, e në daç në Malësinë e Hotit e Grudës, gjithçka mund të falin, por vetëm tradhtinë jo.

Mund të paguajë roje dhe bandite për ta ruajtur sa të ketë jetë, por ai nuk është me një qytetar i lire. Tashme ai është bunkerizuar. Në Seli, në shpi, në vila, a në Hollandë.

Dje, Lulzim Basha ka kryer një akt terrorist, dhe për të do të mbajë përgjegjësi deri më një.

Por, kjo është më e pakta.

Nga dje, sa herë që Lulzim Basha të dalë në mëngjes para pasqyrës, duhet të numërojë 620 mijë pështyma në surrat.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco