Schadenfreude-Fusnota dhe Kurti

Schadenfreude-Fusnota dhe Kurti

Nga Uk Lushi - 08/12/2021

'Schadenfreude' është një fjalë gjermane që ka hyrë edhe në gjuhë tjera.

Në anglisht p.sh. nuk përkthehet por përdoret sikur të ishte fjalë origjinale. Është shumë e vështirë të përkthehet në shqip dhe fjala në përgjithësi ka kuptimin e të gëzuarit kur dikush përjeton një dëm apo gjendet në një fatkeqësi që shkakton kënaqësi (zakonisht të ulët).

Kjo fjalë m'u kujtua derisa sot po lexoja ekzaltimet e plot shqiptarëve pse KM Kurti ishte fotografuar me një pllakë para vetit ku Kosova shkruhej me fusnotë.

Po si është e mundur që ka shqiptarë që gëzohen apo duan të godasin Kurtin për këtë të keqe që është e të gjithë neve?! Fusnota aty nuk është vetëm për Kurtin por për secilin nga ne.

Kurti se ka qitur aty, por forca të fuqishme që nuk e kanë pasë apo kanë target vetëm Kurtin. Fusnota është në ballet e të gjithë neve. Kurti se ka vënë aty. E ka trashëguar. As ata e ato që e kanë pranuar aty se kanë vendosë prej qejfi.

Prandaj, në vend se të mërzitemi nga ky dëm që na është bërë dhe vazhdon të na bëhet të gjithë neve e të mobilizohemi sa herë na shfaqet për të luftuar atë deri në zhdukje, shumë nga ne drithërohemi nga Schadenfreude.

Ndoshta në shqip kjo i bie një lloj të rezonuari-- hajt t'i bie atij tjetrit e ta dëmtoj 2 euro, pa çka që vetit po ja humbi 100 euro.

Ore të uruar, të shohim si ta heqim fusnotën e të mos bëjmë vetëm me gisht.

Drejtimi i gishtit akuzues apo sarkastik-- demek ti ke pasë thënë diçka për fusnotën-- vetëm nga Kurti tregon jo vetëm pafuqinë e Kurtit, por të të gjithë neve dhe tregon sidomos pamençurinë dhe papjekurinë tonë të humbim energji me gjëra banale.

Pse?!!!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco