Për çka do mbahet mend Shpendi i 'Harvardi'-it?

Për çka do mbahet mend Shpendi i 'Harvardi'-it?

Nga Mirsad Vitia - 07/12/2021
Të martën, më 7 dhjetor, Shpend Ahmeti dorëzon detyrën e tij tek kryetari i ri i kryeqytetit, Përparim Rama. Por, për çka do mbahet mend Shpendi i "Harvard"-it?
Në kujtesën time ai do mbahet mend për dhe jo vetëm:
- Shfrytëzimin e infrastrukturës organizative të VETËVENDOSJE!-s për të ardhur në krye të Prishtinës (v. 2013 dhe 2017). Për këtë edhe unë si plot bashkëaktivistë jam fajtor/meritor.
- Dinakrinë e tij gjatë problemit të brendshëm në LVV kur Albin Kurti veçse kishte vendosur të kandidonte për kryetar të organizatës tonë. Kujtoj se ai dhe Glauk Konjufca u ngarkuan për të ofruar zgjidhje se si të dilej nga ajo situatë. Por, në vend të zgjidhjes, ai vendosi që dinakërisht të dalë nga organizata duke ikur i fundit nga ta (7 mars 2018).
- Orvatjen e tij për të themeluar parti të re bashkë me të tjerët që dolën nga LVV, ku pasi dështuan, shkuan në partinë e Kaqusha Jasharit (PSD). Përmes kësaj manovre provuan të futen në Kuvend duke përfunduar në listën e AAK-së (zgjedhjet e 2019-ës).
- Dështimet e realizimit të 100 Zotimeve të fushatës së 2017-ës. Sot, kur i kanë mbetur vetëm edhe dy ditë para se t'i mbaroj mandati, ai po ikën pa përfunduar shumë punë. Disa nga to si në vijim:
 Reforma e re e Transportit Publik
 Përfundimi i Pishinës Olimpike
 Renovimi dhe përfundimi i projektit të Pallatit të Rinisë
 Themelimi dhe funksionalizimi i Spitalit të qytetit
 Përfundimi i rrugës A
 Përfundimi i ndërtimit dhe funksionalizimit të QMF-së në Veternik
 Kiosqe të reja
 Tregu i ri i Gjelbër
 Tregu i ri i Ulpianës
 Përfundimi i Parkingut te Fakulteti Filologjik
 Përfundimi i Hartës Zonale
 Ndarja dhe riciklimi i mbeturinave Kartela e Prishtinës për pagesa të shërbimeve të ndryshme
 Largimi i shitësve ilegal ambulant nga hapësirat publike
 Çdo vit nga 4 parqe rekreativo-sportive në lagje
 Linjat dhe kontratat e reja me operatorët privat të transportit të udhëtarëve
 Stacioni i ri Qëndror i Transportit Publik
 Programi "Rent a Bike" dhe krijimi i Rrjetit Primar të Shtigjeve të Çiklizmit
 Shtegu i Biçikletave Gërmi - Badovc
 Shfrytëzimi i tokave për prodhim dhe vende të punës
 Rregullimi i statusit të tregut të makinave
 Banimi i përballueshëm për punëtorët e sektorit publik
 Shkollë dhe Çerdhe të re në lagjen Veternik
 Testime objektive në rekrutim të stafit arsimor
 Muzeu Ibrahim Kodra
 Galeria e qytetit
 Salla koncertale - shoebox
 Funksionalizimi i teatrit të qytetit
 Qendra Kulturore për të rinjtë - Ulpianë
 Barazi në investime kapitale - 3 prioritete për çdo lagje
 Përfundimi i 2 kolektorëve të kanalizimit - Mat & Kalabri
 Reformimi i Kompanisë Regjionale Pastrimi që t'i përgjigjet nevojave të qytetit
 ...
Një shërbyes publik i tillë do mbahet mend si shembulli më i mirë i një dështaku në politikë.
P.S: Vështrim imi personal 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco