Vullnetarët

Vullnetarët

Nga Besa Ismaili - 05/12/2021

VULLNETARËT
Nga të gjitha angazhimet e mia, angazhimi im më i shpeshtë është ai vullnetar, por njëkohësisht edhe më i dashuri dhe më vetplotësuesi për mua!

Situatat e rënda me të cilat po përballet njerëzimi, shkaktuar nga pandemia, do të bëheshin edhe më të rënda, po që se vullneti i njerëzve nuk do të bashkohej, për të kontribuar në lidhjet e marrëdhënieve në mes tyre, në manifestime që në çdo minut na çojnë kah skajet e dëshiruara, e që realiteti po na privon nga to.

Si qytetare në radhë të parë, pastaj si individ publik, ka një forcë të brendshme, me vlerë dhe parime që më bën të inicoj aktivitete vullnetare dhe t’i bashkohem vullnetarëve duke vetpërmirësuar bashkërisht vetën dhe komunitetin tonë, drejt të mirës të përbashkët.

Është thënë se të jetuarit me vlera, si solidariteti, morali, virtyret, është kusht i domosdoshëm që përveç shprehjes vullnetare nga vetvetja, duhet shprehur edhe për të tjerët dhe nga të tjerët.

Andaj ftoj kolegët në radhë të parë, pastaj të gjithë qytetarët që konsiderojnë se posedojnë parime të vullnetarizmit, të bëhen pjesë vullnetarëve, ti mbështesin vullnetarët dhe të kontribojmë për të mirën publike!

Kontributin vullnetar nuk duhet pritur vetëm nga rinia jonë e cila prinë në vullnetarizëm. Por ajo duhet të përfshijë gjitha grupmoshat.
URIME DITA NDËRKOMBËTARE E VULLNETARIZMIT!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco