Isa Mustafa dhe disa nga ngjarjet dramatike të viteve 1989 -1990

Isa Mustafa dhe disa nga ngjarjet dramatike të viteve 1989 -1990

Nga Driton Tali - 03/12/2021

 

Më 20 shkurt 1989, rreth 1,300 minatorë futen në grevë të urisë (zgjati deri 28 shkurt) për mbrojtjen e autonomisë.

Me 21 shkurt 1989, 215 intelektualë nënshkruajnë Apelin për mbrojtjen institucionale dhe afirmimin e pozitës kushtetuese të Kosovës.

Me 23 mars 1989, votohet suprimimi i autonomisë.

Me 27 (dhe 28) mars 1989, burgosen (izolohen) 254 intelektualë shqiptarë të identifikuar si kundërshtarë të ndryshimeve kushtetuese.

Më 28 mars 1989, protesta masive ku vriten 22 veta e lëndohen me qindra.

Me 28 qershor 1989, në Gazimestan mblidhen rreth 1mil serbë, nën udhëheqjen e LKJ'së së Serbisë me në krye Milosheviqin, për ta festuar 600 vjetorin e "Betejës së Kosovës".

Me 9 nëntor 1989, fillon shembja e Murit të Berlinit.

Më 16 dhjetor 1989, fillojnë protestat anikomuniste në Rumani.

Me 23 dhjetor 1989, themelohet LDK.

Me 25 dhjetor 1989, vritet Çaushevsku.

Më 15 janar 1990, rrëzohet Partia Komuniste në Bullgari,

Me 20 janar 1990, shqiptarët në grupe fillojnë t'i dorëzojnë librezat e LKJ'ës në shenjë proteste për situatën. Për dy muaj pothujse të gjithë shqiptarët tërhiqen nga LKJ. Ngelin vetëm disa, ndër ta edhe Isa Mustafa, tashti kryetar nderi i "LDK'ës se reformave".

Më 2 shkurt 1990, me nismën e Anton Çettës nisi aksioni i faljes së gjaqeve.

Me 7 shkurt 1990, Rusia lejoi krijimin e partive jo komuniste.

Më 11 shkurt 1990, lirohet Nelson Mandela.

Me 22 shkurt 1990, krijohet Qeveria e Adil Çarçanit (dhe Këshilli i Përkohëshëm i Ministrave të cilit i printe Fatos Nano).

Më 26 mars 1990, demostrata në Kavajë.

Me 9 qershor 1990, Isa Mustafa, si sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar për Shkencë dhe Teknologji, merr pjesë në mbledhjen e përbashkët të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të RS të Serbisë dhe Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës (Gërmi).

Më 2 Korrik 1990, Deklarata Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës.

Më 5 korrik 1990, regjimi i Beogradit e mbylli RTP'në.

17 korrik 1990, LKJ shndrrohet në SPS.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco