Demobilizimet dhe pakënaqësitë e pjesëtareve në FSK

Demobilizimet dhe pakënaqësitë e pjesëtareve në FSK

Nga Drizan Shala - 02/12/2021

Ne një aktikull të mediumi  para disa diteve u permend demobilizimet dhe pakenaqesit në FSK, dhe u adresua si problem edhe prej Kryeministrit ne shenimin e dites se forces.

Q’eshte e verteta ne artikullin e larte permundur u adresua si problem qe është shkaktuar nga ana e Ministrit të Mbrotjes , me nderrimin e bordeve, por kjo është pjeserishte e vertet. Pakenaqesit e pjesetareve janë të me hershme, pra edhe para ardhjes se Ministrit aktual.

Procesi i gradimeve dhe formimi i bordeve është ekskluzivishte çështjë e FSK.  Bordet formohen me Urdher të KOMFSK, dhe jo me vendim të Ministrit. I vetmi Bord i gradimeve që formohet me vendim të Ministrit është bordo që bene përzgjedhjen e kandidateve për gradim për grad gjenerali, të cilat me pastaj procedohen si propozime të Ministri për procedura të metejme deri në dekretim nga Komandanti Suprem-Presidentja e vendit.

Pra të gjitha gradimet e deri tanishme kane qene në kompetenc ligjore të FSK. Për shume lidhur këtë teme, do ta elaboroje në një prej artikujeve tjere të detaizuar.

Pakenaqesit lidhur me pagat ka filluar që nga koha kur ka hyp në fuqi dhe ka dal ne faqen zyrtare të qeverisë, rregullorja e re e pagave ne FSK, Ishte koha kur kryeminister ishte zot. Haradinaj, I cili e aprovoje sit e till, dhe ne kohen e Qeveris Kurti 1, ajo u nenshkrua . Kjo rregullore asnjehere nuk u jetësua, mbi 1 vite e sa ishte në fuqi por pjesetaret e FSK merrnin pagat me rregulloren në fuqi, pra ishte një prej shkeljeve me të renda qe ju bene pjesetareve të FSK.

Me vone, kjo rregullore u shfuqizua dhe sot e kësaj dite pjesetaret e FSK marrin pagat me rregulloren e vjeter.

Kohe me pare, lidhur me pagen jubilare, u kërkua nga FSK të pregaditet listat e personelit që kane 10 apo me shume vite shërbim, me qëllim qe të marrin pagen jubilare. Kjo u mireprite aq shume nga tere personeli i FSK në uniforme.

Por as kjo nuk u realizua dhe ata mbeten prap duar bosh. Por për quid nuk kishte reagim as nga KOMFSK e as nga Gjeneralet tjere, lidhur me asnje teme, e kuptueshme. Pjesetaret e FSK jetojne vetem me pagat e tyre, por jo te gjithe.

Ne Republiken e Kosoves, të vetmit jane pjesetaret e FSK që kurr nuk për asgje nuk janë ankuar dhe kanë vazhduar të jane nderi dhe krenaria e vendit. Pra keta janë “Heronjet e Heshtur” , keshtu duhet të quhen të gjithe ata.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco