Lamtumirë Gjeneral!

Lamtumirë Gjeneral!

Nga Halil Matoshi - 02/12/2021

1.
Më 30 nandor 2021 paska dekë ni njeri i Kosovës, Gjenerali Klaus Reinhard, gjermani që mori detyrën si Komandant i Dytë i KFOR-it, nga Gen. Mike Jackson.

Kosova zyrtare heshti për njeriun që ruejti paqen e brishtë në Kosovën e sapo çlirueme si krah në shërimin e plagëve të luftës.

Që me u dëshmu si shtet pa kujtesë institucionale dhe shoqni egoiste e mosmirënjohëse lajmi për dekë t’gjeneralit u dha tek më 2 dhetor!

Themeltari i idesë së Republikës Dr. Rugova jo pa arsy thojke se ‘sh’pia mbahet me miq’, por kjo sh’pi shpejt e shymi zjarrin e miqësisë edhe me miqtë që i zuni Rugova !?

Asni keqardhje, ngushëllim a kujtesë e nivelit të naltë të shtetit!
Politikë qorre!?


2.
Gjenerali Reinhard ishte dëshmu si luftëtar i rindërtimit e prosperimit të Kosovës dhe kjo vërtetohet nga ni busedë që e zhvilloi me Përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solanën.

“Në takimin e parë me zyrtarin e lartë të Brukselit, Havier Solana i kërkova atij gjysmë miliard dollarë për çdo vit, derisa ta stabilizojmë shtetin e Kosovës.

Solana nuk u përgjigj pozitivisht. Ai tha se, BE nuk ndanë mjete financiare për shtete të cilat nuk janë anëtare të Unionit dhe vazhdoi të llomotis, duke treguar se çfarë nuk mund të bëjë.

I thash dil jashtë, dhe ai më shikoi i habitur, dil jashtë e përsërita dhe doli. Të nesërmen më telefonoi duke më thënë se kurrë në jetë nga asnjë personalitet nuk është pritur aq keq”:

3.

Pusho në paqe Komandant!

Në rreshtin kalorësiak të njerëzve të lirisë së Kosovës!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco