Rufi i Hanit të Elezit

Rufi i Hanit të Elezit

Nga Besnik Osmani - 26/11/2021

Rufki Suma paska dorëzuar sot mandatin Kryetarit të sapozgjedhur të Komunës së Hanit të Elezit. Kryetarit të ri shumë suksese!

Rufin, pata fatin ta njoh në rininë e hershme kur të gjithë ishim mbledhur rreth Forumit të Rinisë për të bërë dicka të vogël për këtë vend. Pastaj me zhvillimet e reja tw kohes, Rufin do ta gjejmë në radhët e UCK-së e pas luftës në kontributin e vet si pjestar i TMK-se.

Ashtu sic pata fatin ta njoh Rufin, pata fatin ta njoh Hanin e Elezit që nga hera e parë kur është përmendur se mund të jetë njëra nga komunat e reja të vendit. z. Mazllom Qajani një burrë energjik dhe i vendosur atëbotë do të kapitalizonte dëshirën e partive politike e qytetarëve për të marr përsipër koordinimin e Ekipit Përgaditor dhe të realizonte me sukses të gjitha përgaditet për themelimin e komunës së re.

Gjeografisht e vendosur në brezin kufitar, pothuajse pa asnjë aktivitet ekonomik, me ajrin e ndotur nga cimentorja, larg prioriteteve të Komunës së Kacanikut ku gravitone, Hani i Elezit hapi një përspektivë të re për qytetëzen dhe 17 fshatrat e saj.

Por që ky projekt të ishte plotësisht i suksesshëm, komuna e re kishte nevojë për një lider lokal. Dikush që do të fliste me një zë në emër të qytetarëve të saj pa dallime politike dhe që përmes shembullit të tij në lidership e menaxhim ditor, zëri të ndëgjohej shumë edhe në Prishtinë dhe në komunitetin e donatorëve. Sepse, Hani I Elezit kishte shumë nevoja.

Këtu do bëhen bashkë edhe një herë Rufki Suma dhe Hani I Elezit. Rufi jo pse nuk kishte mendimin e vet politik, por pse kishte përpara qytetarët e Hanit që aq shumë e donin komunën e re dhe ishin të entuziazmuar bëri vendimin më briliant – iu ofrua atyre si i pavarur, fitoj përkrahjen e bashkëbanorëve të vet dhe si i tillë mbeti deri sot kur dorëzoi komunën në duart e Kryetarit të ri.

Gjatë gjithë mandateve të tij, në asnjë ditë të vetme Rufi nuk ndaloi së punuari. Nuk la derë pa hapur! Rufi ishte në gjendje që për një cent investim në Hanin e Elzeit të investone gjithë kohën dhe shëndetin e tij dhe që më pastaj me të njëjtin zell të kujdesej që të përdoret më së miri për t’i maksimalizuar rezultatet.

Ai nuk ishte vetëm i dedikuar dhe i argumentuar para palëve. Apo, vetëm menaxher i suksesshëm. Rufi, përtej kësaj përmes dedikimit personal e vendosi vetën si një lider lokal I pakonteshtueshëm. Shfaqej si ambientalist – shumë ka punuar që Hani I Elezit të pastrohet nga mbeturinat e azbestit në lumin/prrocken që përshkrone komunën, apo të sigurojë qasje të përshtatshme për banorët nga pasojat sporadike të autostradës së re. Ishte një luftëtar i pakompromis për trajtim të barabartë.

Rufi edhe bënte kompromise. Por jo me ligjin dhe jo për qytetarët e komunës së vet. Ai kompromisin e bënte vetëm kur llogaria faturohej si e keqe në emrin e tij. Më vjen keq, nëse Rufi do të ndalet këtu për të koontribuar për komunitetin. Jo, sepse nuk e meriton pushimin por sepse ne kemi nevojë për Rufin.

Jam shumë i bindur se Rufi nuk ka nevojë për këto fjalë sic jam i bindur se do t’i duken të tepërta, por unë si qytetar i këtij vendi dhe që nuk jam nga Hani I Elezit, por që kam pasur fatin të jem i informuar për këtë komunë dhe punën e Kryetarit Ruf, kam nevojë t’I them falemnderit për modelin. Të lumtë!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco