Projekti evropian ka trenin qe lidh Beograd – Prishtinë – Shkup – Selanik

Projekti evropian ka trenin qe lidh Beograd – Prishtinë – Shkup – Selanik

- 24/11/2021

Porta e Durresit eshte ne vend kyq per rajonin e Shqiperise, Maqedonise, Kosoves, Malit te Zi e Serbise. Gjithashtu Durresi mund te luaj rol alternative per nje pjese te Greqise, Bosnjes dhe Kroacise, dhe me lidhjen e duhur hekurudhore do te mund te luante rol pozitiv edhe per pjese te Bullgarise e Rumanise varesisht prej vendit te prodhimit, shitjes, dhe rrjetit me te gjere te industrise te ciles do t’i sherbente.

Kosoves e Shqiperise ju duhet  nje planifikim i perbashket per zhvillimin tregtar me tri qellime kryesore:
·       Zhvillimin/Zgjerimin e portes se Durresit per kargo qe te mos mbetet mbrapa ne rrjetizimin e ardhshem te tregtise. Ky zhvillim pastaj terheq edhe me shume investime tokesore dhe qendra te prodhimit.
·       Zhvillimin e nderlidhjes hekurudhore Durres - Prishtine qe eventualisht te lidhet me rrjetin me te gjere te Evropes duke i sherbyer Kosoves por edhe si ure lidhese per vendet ne rajon per t’i sjellur me shume trafik tregtar Shqiperise. Me koordinimin e duhur rritja e njeres komplementon tjetren.
·       Zhvillimin e qendrave prodhuese te cilat do te evolunin rreth ketij rrjetizimi ne menyre qe Shqiperia dhe Kosova te perfitojn e terheqin edhe me shume investime.  Perndryshe rreziku eshte qe sa me shume investime ne porta dhe infrastrukture te vendeve tjera ne rajon aq me periferike mbetet Kosova e Shqiperia ne rrjetin ekonomik global.
Kosova dhe Shqiperia kane popullaten dhe poziten gjeografike ideale per te terhequr me shume investime dhe per t’i kthyer vendet ne qendra prodhuese qe ju sherbejn marketeve globale.
Pak info shtese / kontekst:
“Shipping connectivity index” apo indeksi i nderlidhjes se rrjetit te transportit detar eshte indikator i pozites se nje vendi brenda rrjetit detar permes se ciles behet shumica e tregtise. Kalkulimi behet ne baze te numrit te anijeve qe therrasin portat e nje vendi, kapaciteti i anijeve, numri i sherbimeve, dhe numri i vendeve qe ato sherbime therrasin. Pastaj eshte edhe nderlidhja sekondare permes porteve nderlidhese te cilat mundesojn markete pertej sherbimit te anijes se pare. Psh. Nese porta e Durresit ka lidhje me Rijeken, vleren e ka me te ulet se nese nderlidhet me Piraeus per arsye se Piraeus eshte e lidhur me me shume sherbime dhe thirrje te portave ne bote.
Shqiperia, Mali i Zi dhe Kroacia te gjitha kan pare zhvillim te indikatorit. Ndersa shikuar nga i gjithe Ballkani, Greqia vazhdon me qene kyqe jo vetem per rajonin por per gjithe Mesdheun.
Ketu kam hedhur disa statistika sa per ilustrim se si duket e ardhmja e ketyre porteve rajonale (ne aspektin tregtar matur ne kapacitetet per kargo kontenjer.) Investimet per zgjerim ne Greqi jane shume te medha me rritje kapaciteti +81% ne Selanik, +47% Piraeus, ndersa ne Kroaci +125% Rijeka. Shqiperia nuk figuron deri tani me plan konkret per rritje te kapacitetit.
Projekti Evropian (illustruar me vija te gjelberta) ka trenin qe lidh Beograd – Prishtine – Shkup – Selanik. Durresi dhe Prishtina nuk figurojn si nderlidhje ne kete projekt.
Sipas ketij projekti (ilustruar me vija te kuqe) Kosova nderlidhet me Durresin vetem permes sistemit rrugor.
Ndersa sa i perket investimeve, Serbia dhe Bosnia jane te parat ne terheqjen e fondeve dhe diverse ku investuesit primar jane fondet zhvillimore nga Evropa dhe Kina. Maqedonia ka Evropen, Kinen dhe gjithashtu Banken Boterore ne projektet e planifikuara (me shuma me te vogla se Serbia dhe Bosnia.) Kosova dhe Shqiperia kan vetem Evropen si origjine kryesore qe le te nenkuptoj se nuk ka plane konkrete per nderlidhjet e duhura – por se nisma mund te vij nga vete Kosova dhe Shqiperia ne terheqjen e fondeve sepse mundesija per perfitim do te ishte e qarte edhe per investuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco