VV s’e ka meritu Prishtinen sikurse LDK qe s’e meritonte më Gjilanin

VV s’e ka meritu Prishtinen sikurse LDK qe s’e meritonte më Gjilanin

Nga Nezir Kraki - 14/11/2021

VV deri tash është marrë me çeshtje kombetare dhe krejt perpjekjet jane fokusu te marrja e pushtetit qendror. Por edhe kur pushteti qendror u morr, VV vazhdoi të sillej rreth orbites se liderit duke harruar krijimin e lidereve tjerë brenda partisë, lidereve lokalë.

Kjo ka bere që VV të mos shihet si opsion per halle lokale sepse ne filozofine e saj nuk gjendet ‘menaxheri lokal’ me votuesin e vet por ‘lideri nacional’ me militantin si myhyb. Kjo beri poshtu që per Mitrovicen strategjike të propozohej nje oportunist aksidental duke e ofenduar secilin votues te asaj zone që dikur VV donte ta bashkonte..

Në një moment duhet të jemi objektivë. Të keqes bravo nuk duhet t’i thuhet. As deshtimet nuk duhet te relativizohen.

Mesazhi i ketyre zgjedhjeve është i qartë: votuesi i Kosoves është secilen dite më i vetdijshem prandaj ka vdeke koha kur komunat fitoheshin nga lideret e partive.

Bravo partive LDK, PDK dhe AAK që kanë arritë me kriju figura solide në nivel lokal dhe fitojnë komuna pa llogarit aspak ne kapitalin zgjedhor te liderit. Jam i lumtur që Mitrovicen do ta drejtoje Bedri Hamza, sikurse jam i lumtur që Lutfi Haziri s’do jete me ne krye te Gjilanit.

Personalisht, siç e keni vene re, nuk jam marrë me këto zgjedhje dhe s’e kam perkrahë askend. Kam bere thirrje te votohet lokalisht pa u mendu partia as lideri.

Jam i lumtur per ndryshimin e madh që ndodhi ne fillim te vitit dhe i qendroj pas bindjeve te mia se pa ate ndryshim Kosova do zhbehej. Por jam poshtu i lumtur qe njerezit e bejne dallimin ne mes nje kauze kombetare dhe nje kauze lokale.

Rezultati i zgjedhjeve e ben edhe me te ngushte margjinen e gabimit ne nivel qendror.

Urime LDK-se rikthimin ne Prishtinë!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco