Debati dhe fituesit (e zakonshem) efemerik

Debati dhe fituesit (e zakonshem) efemerik

Nga Bleron Baraliu - 11/11/2021

Ne debatin e sotem, Rama kishte ardhur i armatosur dhe i gatshem te godiste "Benin e urte" qysh ne rundin e pare (dikush duket ta kete udhezuar keshtu). Po te ishte ndeshje boksi, Rama do te ishte deklaruar fitues; ne fakt, edhe ne rrafsh siperfqesor politik mund te themi se pas debatit stili agresiv dhe arrogant, deri diku edhe nencmues, i Rames gjithsesi do te reflektone ne ngritje disponimi. Jo vetem sepse votuesi kosovar per cdo nate sherbehet nga debate qe glorifikojne nderhyrjet arrogante dhe agresive, si Valon Syla, Milaim Zeka, Kanalistat 10 (lol), etj.

Por, sic e kam verejtur gjithmone sa kam bere matje, kjo eufori me se shumti mund te qendroj 2-3 dite, dhe me pas balona e entuziazmit shperthen. Zakonisht, ne reflektim te dyte, ne nderdije, jo me gjate se nje nate apo maksimalisht dy me vone, votuesi iritohet nga arroganca dhe prepotenca e debatuesit agresiv. Pra une pres qe Rama do te shfaq nje rritje disponimi deri neser, dhe me pastaj do te filloj te bie.

Kjo, per shembull, i ka ndodhur Vjoses dhe LDK diku nga 29/30 Shatori deri me 3 tetor 2019, si dhe Albinit para zgjedhjeve lokale kete vit. Prandaj edhe matjet e sondazheve (si edhe vet te miat) ishin dukshem gabim, sepse sentimenti anti arrogance (lexo anti VV) ka ndikur ne erozion te votes luhatese dhe zbehje te entuziazmit te votes baze deri ne momentet para votimit.

Gjithsesi do te mas sentimentin ne 3 ditet qe vijne, dhe vleresoj nese kam gabuar ne parashikim.

Megjithate, duhet shtuar se Perparimi i tregoi dhembet sot dhe ne nje fare menyre me kete ka solidifikuar dhe entuziazmuar bazen e vet. Nese do te mund te mbante kete momentum, te ulte arrogancen dhe korrigjonte sjelljet paksa te pahijshme qe defiloi sot ne debat, ndoshta edhe do te mund ta rrezikonte Vitine. Ai eshte tashme diku rreth 5-6% mbrapa (pra i duhet te konvertoj 2-3% te votes se Benit), dhe kjo eshte nje sfide mjaft e veshtire kunder kohes.

Do te shohim cfare ndodh ne 3 ditet e ardhshme, por mendja ma thote se euforia e sotme ishte 1-2 dite para kohe per Ramen, dhe balona do te shpertheje te premten per te bere hendekun e parritshem. Pastaj vlen te theksohet edhe se sentimenti karshi Albinit tashme ka kaluar fundin dhe eshte ne ngritje te shpejte. Ne vecanti per shkak te ndodhie per rreth, ku populli ka filluar te nuhase me frike ringirtjen e mundshme te oligarkise se vjeter politike.

Ne fund, pothuajse gjithcka varet nga 3 ditet e ardhshme. Rama meriton levdate per te arritur te fus veten ne gare, por Vitia gjithsesi e ka nen kontrolle fatin e se Dieles. Gara eshte e tij per ta humbur - perderisa karakteri i tij ne debat sot deshmoi nje politikan atipik, te urte, te dashur per votuesin.

Shohim si do t'ia dalin secili!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco