Edhe Zoran Zaevi leksion për demokracinë

Edhe Zoran Zaevi leksion për demokracinë

Nga Mehmet Elezi - 01/11/2021

Kryeministri maqedonas u dorëhoq.

Nuk do të jetë kryetar qeverie.

Nuk do të jetë kryetar partie.

Sepse partia e tij humbi zgjedhjet parlamentare?

Jo, humbi thjesht zgjedhjet vendore.

Shkupi zyrtar dëshmoi:

Partia në pushtet humb kur e meriton. Nuk i grabit zgjedhjet.

Opozita fiton kur e meriton. Nuk lejon me ia grabitë zgjedhjet.

Një kandidat i pavarur fiton edhe kryeqytetin.

Vendos vullneti i votuesve.

Institucioni i dorëheqjes nderohet.

Po në Shqipërinë tonë të dashur?

Partia në pushtet rri në pushtet sa t’ia dojë kokrra e qejfit.

Opozita qan për masakrën zgjedhore dhe masturbon me lotët e saj.

Qysh me 2013, kur qe dorëhequr Berisha, institucioni i dorëheqjes ka vdekur.

E të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco