Big Brother Vip Albania, një pasqyrë emancipimi, apo një “tabelë qitëse” publike përgojimi..?!

Big Brother Vip Albania, një pasqyrë emancipimi, apo një “tabelë qitëse” publike përgojimi..?!

Nga Fadil Maloku - 31/10/2021

1. Në Shqipëri dhe Kosovë mos gabofsha “testimi” dhe gatishmëria për një Big Brother made in Albania, u promovua pas luftës së ndodhur. Ky Big Brothet VIPAlbania, ku kamerat bëjnē punën e “syrit” të Big Brother-sit shqiptar dhe që bëjnë përpjekje të shfaqin përmbajtje në kohë reale, që do të thotë se nëse shikoni një bisedë “banorësh”, për shembull në dhomën e ndenjes, pashmangshmërisht ju mungon biseda e disa “banorëve” të tjerë psh.në tarracë, kuzhinë apo në nē hapsirën e ndejës kolektive. Prandaj, është e qartë se edhe shikimi i këtyre “situatava” sado interesante që duken pēr Bog brother-sin, shikuesit nuk i japin një pamje të plotë të shfaqjeve, bisedave, po edhe heshtjeve e fatpajtimit në shtëpinē e banorëve. Sepse, ato janë të fokusuara deri diku vetëm në situata të përzgjedhur nga “syri” Big Brother-sit dhe sosh që gjykohen poashtu nga ky “sy” si mëmë “interesante” e më atraktive për publikun 7 milionsg shqiptar, edhe pse ato janë shumë më pak të strukturuara sesa shfaqjet e përditshme. Personazhet ViP-a; Ilir …Sheila Haxhiraj, Donald Veshaj,Paloma, Beniada Jakic, Sabiani, Semi Jaupaj, Granit Cana, Kledi Hysa, Arjola Demiri, Fifi, Ardit Cuni, Monika Lubonja.

2. Big BrotherVip Albania, i karakterizuar edhe si një gamedok (një kombinim i fjalëve lojë dhe dokumentar), nē “sytē” e publikut dhe sidomos ato të ekspertëve mediatik, është më shumë një përzierje e një shfaqje lojërash, se sa ndonjē “episod vëzhgimi” social. Që në nënkupton se rrëfimet personale e ato interpersonale tē “banorëve” (në veçanti ato që i bënë Iliri, Fifi, Donaldi e Arjola, Kledi, etj.) përveç përmbajtjes së narracionit përshkruajnë dhe përmbajnë edhe situata emocionale. Situata që dosido ilustrojnë edhe gjendje të performancës së tyre specifike gjinore. Ku të njejtit, dinë të përballen me situata të atilla sociale, ku “banorët” e Shtëpisë strukturojnë si përvojën ashtu edhe ndërveprimin e tyre me të tjerët. Strategjitë e “menaxhimit të përshtypjeve” personale, nga ana e “banorëve” duket që ende janë në fazën e projektimeve ideore, ngase, midis tyre ende nuk kemi pa situata: acaruese (për të mbrojtur qëndrimet dhe bindjet vetanake), argumentuese (narracione me përmbajtje), jofolklorike (pa improvizime)., etj.

3. Ndërkaq, një defekt më shumë sociologjik se sa psikologjik që sigurisht mund t’u referohej sjelljeve dhe veprimeve tē përditshme të banorëve në shtëpi, qēndron në udhëheqjen e tyre përmes kornizës së ashtuquajturës “vetëdije të dyfishtë” (dmth. negociata të vazhdueshme midis modeleve të tyre të realizuara, potenciale dhe atyre ideale të veprimit), apo siç do shprehej Klod Levi Straus, nga modeli i “sjelljes reale dhe asaj të të paramenduar”. Natyrisht, situatat dhe gjendjet e “menaxhimit të përshtypjeve”, të ca “banorëve” duken shumē artificiale, shumē improvizuese, pra, jo atraktive jo joshëse e për të mos thënë edhe banale! Strategjia “e brendshme” e Fiffit, duket se ka krijuar atë “distancën” e duhur aktive sociologjike nga “banorët”tjerë. Ajo me performansën e saj argetuese, të këndimit, e aktrimit spontan ështē duke i lënë nën hije të tjerët. Ajo ka emocione ( e prekin situata të dhimbshme, e gëzojnë gjendjet e njerzeve të lumtur), ka zë (këndon pothuajse gjitha këngët e të tjerëve), ka fansa (gjysëm milioni), synon pika të larta realizimi (ambicjen dhe talentin e ka fut në funksion bamirësie e jo mendjemadhësie)… Edhe Iliri, (anipse ndoshta ēshtë pak heret) për mendimin tim po edhe të publikut të gjerë (që e “armatosi” me sigurinë e qëndrimit të tij të padiskutueshëm në shtëpi), është ai “banori” momental që mund të hyj në rrethin e ngushtë të fituesve potencial. Kuptohet që shanset janë jo për të gjithë. Dilema kryesore ndërsillet rreth asaj se nëse ky megashow është pasqyrë e thjesht emancipimi, apo është bërë një “tabelë qitëse” publike përgojimi..?!

Analiza sociologjike vazhdon...

https://fadilmaloku.wordpress.com/2021/10/13/big-brother-vip-albania-pasqyre-emancipuese-e-shoqerise-shqiptare/?fbclid=IwAR3CycmftG7WbFqiAjYrZlG3hJX1VGsg3OjGW-6aa30h7sGqKmV_TkveMWE

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco