Skandalet e AKI-së

Skandalet e AKI-së

Nga Enver Robelli - 23/10/2021
▬ Në shtator të vitit 2018 brenda objektit të AKI-së një person vret një tjetër
▬ Shefi i atëhershëm i AKI-së akuzohet se në mars 2018 ka ndikuar në arrestimin e paligjshëm të 6 shtetasve turq, të cilët pastaj në Aeroportin e Prishtinës iu dorëzuan shërbimit sekret turk. Ndaj ish-shefit të AKI-së është ngritur aktakuzë. Kërkesa e tij për të hedhur poshtë aktakuzën është refuzuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës
▬ Këtë javë u arrestua një ish-zyrtar i AKI-së për zbulim të informacionit të klasifikuar
▬ Po këtë javë u bë e ditur se ekzistojnë dyshime që dy zyrtarë të AKI-së kanë dëshmuar rrejshëm në një proces gjyqësor
▬ Në qershor qeveria e Kosovës shkarkoi nga detyra zëvendësdrejtoren e AKI-së për shkak të zbulimit të informacioneve të klasifikuara. Është raportuar se e njëjta tani është angazhuar si këshilltare nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. Ky emërim është një provokim i rëndë që i bëhet shtetit të Kosovës nga Rama. Dhe pas këtij emërimi shtrohet pyetja: si mund të punojë për një shtet tjetër, qoftë ky edhe Shqipëria, një zyrtare e lartë e AKI-së?
► Pra, brenda pak vitesh AKI përmendet në kontekst të vrasjes, kidnapimit, zbulimit të informacioneve të klasifikuara dhe dëshmive me gjasë të rrejshme në një proces gjyqësor
► Në një shtet funksional këto skandale do të duhej të kishin konsekuenca të rënda jo vetëm penale
► Qeveria, presidenca dhe drejtori i ri i AKI-së duhet të veprojnë urgjentisht për të vendosur rend në AKI, e cila duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe jo të lejojë të instrumentalizohet nga nëntoka politike
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco