Në Serbi sërish po u bien tupanëve të luftës

Në Serbi sërish po u bien tupanëve të luftës

- 20/10/2021
Aksioni i doganierëve dhe i policisë së Kosovës gjithandej në vend për ndaljen dhe ndëshkimin e kontrabandës, i mobilizoi të gjitha strukturat dhe instancat e Serbisë. Ky ishte edhe një rast tjetër për shfaqje teatrale të Vuçiqit me synim ushqimin me erën e iluzioneve të pakicës serbe në Kosovë.
Duke e ndëgjuar ma kujtoi një tubim të ngjashëm, që është mbajtur në Fushë-Kosovë, më 24 e 25 prill 1987!
1.
Asokohe, Lëvizja Serbomadhe e nxori në skenë liderin e ri serb, Sllobodan Millosheviq. Ai erdhi atëherë në Fushë-Kosovë, ashtu si Vuçiqi në Rashkë 34 vjet më vonë, për të abuzuar me pakicën serbe dhe për t'i kërcënuar me luftë e zhbërje shqiptarët dhe Kosovën.
Si atëherë, si sot, çdo gjë ishte e përgatitur sipas një skenari të mirëfilltë të Shtabit për luftë speciale.
Millosheviqi pati thënë atëherë: "Askush nuk guxon t'ju rrahë...! Dhe ne do të fitojmë!"
Të njëjtat fjalë i përsëriti edhe Vuçiqi.
Pjesë e skenarit ishin edhe fjalimet e serbëve lokal. Ja çka thanë atëherë:
Vidak Vujaçiq: "Serbia s'është e barabartë... Në Jugosllavi janë 8 shtete e 9 qeveri. Këtë të fundit s'e pyet askush. Lidhja e Prizrenit është Lidhje fashiste. Serbët në Kosovë dhe në Shqipëri janë në të njëjtën gjendje..."
Milanko Bulukiq: "4 vjet më janë dashur për ta futur stemën e Serbisë në vulën e Sekretariatit Krahinor për Marrëdhënie me Botën e Jashtme..."
Jovica Stankoviq: "Ferizaj do të bëhet etnikisht i pastër nëse nuk kolonizohet..."
Stevan Marinkoviç: "Unë jam nga ata që s'u mungon asgjë e megjithatë nuk janë të kënaqur..." Këtë e pengon dhe s'mund të jetë mirë: sepse Kosova e Gjykatën Supreme. Dhe se, kur është mbajtur Kongresi i Lidhjes Komuniste të Serbisë, Prishtina nuk ka qenë e stolisur me flamuj.
Boro Xheletoviç: "Nëse kërcet lufta, mos o zot, me Shqipërinë nën flamurin e kujt do të luftojë populli i Kosovës kundër saj..."
Ç. Kapetanoviç: "Për mua Kosova vetëm me emër është Krahinë, me çdo gjë tjetër është Republikë. Unë në Kosovë ndihem si ne dhé të huaj. Kudo shkruhet gati vetëm në gjuhën shqipe."
R. Neshiq kërkon që përmes kolonizimit të sforcuar të arrihet struktura etnike e vitit 1961. SIpas tij duhet ndalohet me ligj flamuri shqiptar.
M. Samarxhiç: "Do të bien kokat..."
Radojka Miuçin: "Dua t'u them shiptarëve tanë se ne kemi luftuar kundër okupatorit, e këta kundër nesh... Kemi luftuar për t'i shkolluar... Dhe shih se çka po u bëjnë serbëve... Pse janë vrarë dhe ua kanë dhënë lirinë? Shiptarët e kanë fituar lirinë në pjatë, por e kanë keqpërdorur... ose këtu duam një farë rendi, ose ne do t'i rrokim armët."
P. Izgareviç: "Është një shkollë në Grabanicë që ka emrin ’Azem Bejta', për të thonë se ka qenë kaçak i madh, ndërsa këta e kanë shpallur Hero të Popullit."
M. Jevriç. "Përfaqësimi i barabartë në organet më të larta të Federatës është i paqëndrueshëm dhe duhet të ndërrohet... njerëzit po shpërngulen edhe për shkak të marrëdhënieve të parregulluara në mes Republikës dhe krahinave."
Z. Vuçitoviç: "Shpërngulja e serbëve daton tash 300 vjet... ne s'kemi njerëz, s'kemi njerëz nga kombësia shqiptare që mund të ndërmarrë masa konkrete."
M. Miliçeviç: "Këtu në Kosovë duhet të vijë dhe ta rregullojë çështjen Armata e Jugosllavisë."
Sllobodan Millosheviq: "... unë besoj fort se nuk mund të ndalet procesi i shpër-
nguljeve pa shpërthyer procesi i kthimit në Kosovë (kolonizimi, shëni imi) ... separatistët shqiptarë duhet ta dijnë se në këtë truall më nuk do të ketë tirani… Jugosllavia dhe Serbia nuk do ta japin Kosovën."
Siç dihej botërisht kjo hallakamë serbe bëhej me qëllim që Kosovës t'ia suprimonin autonominë.
2.
Në këtë tubim, sa për sy e faqe, ua dhanë fjalën edhe dy shqip-
tarëve, të cilët nga fishkëllimat, kërcënimet, sharjet e fyerjet memzi
arritën sa të thonë:
Shaban Këlmendi: "... Nuk jemi ardhës këtu... Askush shqiptarëeve
s’u ka falur gjë. Të jini të sigurt se, e izoluar nga shqiptarët, asnjë
forcë në Jugosllavi nuk mund t'i zgjidhë këto probleme."
Daut Bogujevci: "Jam i prekur në shpirt nga të tilla diskutime.
Sipas këtyre diskutuesve... ne shqiptarët qenkemi populli më i keq në
botë... thuhet se fshatarët shqiptarë s'janë të rrezikshëm, të tillë ja-
në të shkolluarit... Në familjen time janë 16 të papunë, ndërsa në
tërë fshatin Bresje (të banuar me serbë-shënimi im s’janë 3-4 vetë...
Kërkoj të formohet një komision nga tërë Federata, nga të gjitha
vendet në Jugosllavi, dhe të vijë e të konstatojë se kush ka jetë më
të mirë dhe të shohim se si do të dalë." *
3.
Mu ditën kur intervenoi Dogana dhe Policia e Kosovës për të ndalur kontrabandën, Vuçiqi i mblodhi një turmë serbësh të komunave të Veriut. Mbledhja, jo rastësisht u mbajt në kazermën e Ushtrisë, në Rashkë, me prezencë edhe të ministrava të mbrojtjes e të policisë, të shefit të Shtatmadhorisë dhe një duzine ushtarakësh.
Gati çdo gjë ishte si para 34 vitesh në Fushë-Kosovë, sjelljet, fjalët, zhurma dhe kërcënimet:
Milan Rakiq, shef i Listës Serbe:
“Nëse vazhdohet kështu, do të ketë rrezistencë gjithëpopullore. Do të mbrohemi me të gjitha mjetet e mundshme...“ Duartrokitje të zhurmshme...
Një grua nga publiku kërkon që Serbia ta dërgojë Ushtrinë në Kosovë.
Një burrë: “Ata të ROSU, nuk janë policë, por terroristë..“
Një grua: “Nëse nuk na mbroni do të detyrohemi të mbrohemi vtë!“
Një burrë: “Ne nuk do ta durojmë më këtë terror, do t'u kundërvihemi me të gjitha mjetet...
Ata nuk po e respektojnë asnjë marrëveshje; Jam prind i 4 fëmijëve dhe nuk jam i gatshëm t'i duroj më shiptarët. Në Kosovë nuk ka më jetë për neve.“
Milan Radoiçiq, koka e krimit të organizuar në Veri të Kosovës: Herën tjetër do të luftojmë der në vdekje!"
Një grua: “Shqiptarët janë në Shqipëri, këta këtu janë shiptarë!“
Zharko Paleviq: “Jam kryeshef për çështje juridiko-pronësore në komunën e Mitrovicës, Ju drejtohem në cilësinë e komandantit të përgjithshëm: A do të qëndroni prapa nesh. A do të na mbroni?“
? Dragoviq: “A do të na mbroni ju, apo do të mbrohemi vetë?“
Një tjetër: "Prej vitit 1981 jam nëpër barrikata kundër terroristëve shqiptarë! Ata nuk kanë të drejtë të vijnë në Veri pa lejën e Kforit. Na jepni armë të mbrohemi!“
"... Keni kërkuar të hymë në institucione të përbashkëta, dhe kemi hyrë, por qe 8 vjet nuk respektohet gjuha serbe as kërkesat tona. Neve po na injorojnë... Ne duhet të dalim nga të gjitha institucionet dhe të formojmë institucionet tona, institucionet e shtetit serb...“
"Jam nga Zubin Potoku, prind i dy fëmijëve. Une nuk dua të lejoj qe fëmijët e mi ta mësojnë gjuhën e shiptarëve...“
Një grua: Mjaft kemi heshtur, t'i kërcënojmë pak...“
4.
Gjatë gjithë kohës kamera e fiksonte Vuqiçin, sidomos kur aktronte njeriun e zemëruar. Në fund e mori fjalën Vozhdi i gjatë:
„... Në luftën përmes të cilës do të detyrohemi ta mbrojmë jetën e fëmijëve tanë në Kosovë e Metohi, ku do të detyrohemi ta mbrojmë ekzistencën e tyre, jo vetëm që do ta mbrojmë, por po ju them për herë të parë dhe me siguri, se në atë luftë ne do të fitojmë...!" **
Kjo mbledhje e orkestruar, si dhe aksione të tjera të ngjashme, kanë për qëllim që Kosovës t'i imponohet copëtimi territorial.
5
Këto që citova janë vetëm maja e Aisbergut, sepse Serbia, ka disa vjet, që po armatoset masivisht. Ajo po flet dhe po sillet si superfuqi rajonale. Nuk ka ditë që nga Beogradi nuk kërcënohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.
Kjo sjellje agresive e Serbisë po e detyron Kosovën që çështje parësore ta ketë mbrojtjen e territoreve të veta. Dhe kjo duhet të bëhet duke i forcuar Ushtrinë dhe Policinë, duke rritur numrin e tyre, duke i pajisur me armatim modern, dhe duke i trajnuar mirë e sipas doktrinave e praktikave më moderne.
Historia, përmes shëmbujve të shumtë, na mëson se Ushtria serbe është treguar e fortë vetëm në luftërat kundër civilëve. Në momentin që është përballur me ushtri të rregullt dhe të organizuar mirë, ka pësuar disfatë.
Një shëmbull i mirë është Kroacia.
*"Noç oporih reçi" (Nata e fjalëve të idhëta), botim i posaçëm i gazetës "Borba", qërshor 1987, faqe, 13, 14, 19, 32, 36, 39, 42, 56, 60.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco