Të gjitha 'shpifjet' ndaj RTK-së

Të gjitha 'shpifjet' ndaj RTK-së

Nga Agron Demi - 19/10/2021

Për pak me e harru RTK-në [❤️]

Të gjitha “shpifjet” ndaj RTK-së:

[↘️] RTK vazhdon të jetë e ekspozuar ndaj ndikimeve politike...Kuvendi shkarkoi Bordin e RTK në korrik edhe për faktin se menaxhmenti i RTK ka refuzuar auditimin, nuk janë respektuar procedurat e prokurimit, rekrutime jo meritore...(Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën i sapo publikuar, hala i nxehtë [🙂] );

[↘️] 20 ditë para fushatës zyrtare zgjedhore, RTK1 i ka dhënë më shumë hapësirë partisë në pushtet-PDK-së (Misioni Vëshgues i BE, 2014);

[↘️] Uebfaqja zyrtare e RTK i ka dhënë mbulueshmëri më të madhe dhe më pozitive PDK, duke publikuar më pak lajme për partitë e tjera, me theks të veçantë portretizim më negativ ndaj LDK-së (Misioni Vëzhgues i BE, 2019);

[↘️] RTK mbetet nën ndikimin politik; ekzistojnë praktika të rekrutimeve jomeritore, shpërblime jotransparente (Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, 2020);

[↘️] Financimi i drejtëpërdrejtë nga buxheti i shtetit rrezikon pavarësinë editoriale të RTK-së…mungon transparenca në rekrutimet e stafit (Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, 2019);

[↘️] Numri i të punësuarve në RTK është rritur përgjatë viteve dhe procedurat e rekrutimit janë jotransparente (Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, 2018);

[↘️] RTK, si televizion i vetëm publik, vazhdon të ketë presione politike...sindikata e pavarur ka akuzuar disa herë lidershipin e RTK për keqmenaxhim të financave dhe punësime familjare (MSI/IREX, 2019);

[↘️] Partitë në pushtet kanë influencë në RTK...bordi i RTK është i politizuar...(MSI/IREX, 2017);

[↘️] Edhe pse financimi shtetëror ndikon në pavarësinë editoriale të RTK, menaxhmenti dhe bordi kanë preferuar financimin e sigurtë nga shteti...disa gazetarë në RTK janë ankuar se paanshmëria e tyre në raportim rrezikohet shpeshherë nga mbikëqyrësit e tyre, për këtë arsye 12 redaktorë të lajmeve protestuan kundër ndërhyrjeve partiake në politikat redaktoriale (MSI/IREX, 2016);

[↘️] Ndërhyrjet politike në RTK janë shndërruar në normë...(Analitika, 2017);

[↘️] Mekanizmat e brendshëm të RTK nuk kanë parandaluar rrezikun nga mbi-punësimi, hyrja në kontrata të kushtueshme apo obligime pa mbulesë financiare si dhe tejkalimi i shpenzimeve (Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, 2014)…

[↘️] Emisioni “Debat” në RTK ka kontribuar në përhapjen e urrejtjes ndaj kundërshtarëve politik (SEENPM, 2021)...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco