Do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë atë... për Prishtinën!

Do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë atë... për Prishtinën!

Nga Shqiptar Demaçi - 10/10/2021

Për Prishtinën ka njohës historikë, socialë, ekonomikë, politikë, arkitekturalë e infrastrukturalë, ekologjikë, shumë më të informuar se unë…Por, si qytetar i këtij qyteti (familja ime jeton këtu qe vetëm 91 vjet, se, ka që jetojnë edhe 600 vjet me sa kam njohuri…)  ndjej t’i them ca fjalë në murin tim në FB …

Prishtina, si qytet është plagosur e deformuar skajshëm. Tamam si ndërtimet e dhunshme siciliane të viteve 70- ta në Itali ( mendoj që është shumë më keq- këtu ), diku diku si ndërtimet e pakontrolluara ‘njo m'i tjetrin' në Rio de Zhaneiro; (na ishin njëherë ‘KOPSHTET E VARURA’ të Mesopotamisë)... 
 
Pra, e kemi shndërruar qytetin në një kreaturë që vuan nga vetë ne - banorët e mirë e të kulturuar të saj(!) që hedhim mbeturina kah nuk duhet e si nuk duhet.., që vuan nga zënia e rrugëve, betonizimi i hapësirave të gjelbëruara, zënia e qiellit e Diellit, zënia e tokave të bukës…ndotja e ajrit me substance toksike. Këtu ku qytetari ecë (nënat veçanërisht, e shpesh me karroca me fëmijë!!) nëpër asfalt, MIDIS RRUGE, e ku makinat strehohen,(SA GJYNAAF!) NËPËR TROTUARE!

NATYRISHT se në Prishtinë ‘piqet’ esspreso-ja e makiatoja më e shijshme në botë, sepse ‘ia kemi marrë dorën’ duke zier aq e aq kafe për NE klientët kohëshumë !
Pra, të kënaqur e të mrekulluar premtimesh, i presim këto Zgjedhje lokale ‘me padurim’, për të vazhduar vartësinë e KËNAQËSISË SË TË QENIT TË GËNJYER! Mirëpo… do ta ‘hamë’ NE,  por EDHE: fëmijët e fëmijëve tanë… e tuaj! 

A ka zgjidhje! Natyrisht. Gjithmonë! Kush don (jo me n’í, por) me N’GÚ, unë vetë joeksperti e shumë paekspertë, u mbajmë ligjëratë(!), e lëre më ata që janë ekspertë të fushës urbane…e që i KEMI…KËTU!
Oremirë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco