Tërheqja taktike e Albin Kurtit!

Tërheqja taktike e Albin Kurtit!

Nga Kimete Berisha - 02/10/2021
Mëngjes.
Ibri derdhet në qetësi.
Gjëmon.
(Shënim: 'Qetësi që gjëmon' gjen vetëm në poezinë shqipe).
Albin Kurti po e realizon me sukses dhe me precizitet një tërheqje taktike nga Veriu!
Të gjithë shqiptarêt janë të pakënaqur, por askush nuk është i mërzitur,
jo aq i mërzitur sa të flijohet për Veriun!
Pas 21 vjetësh, por ri-tërhiqemi nga Veriu, nuk është kjo dhimbje që dhemb!
Të gjithë e kanë nga një mendim për Veriun, askush nuk e ka një ndjenjë për të,
KATONI: E humbët veriun pa e zhveshur asnjë thikë!
POMPEJ: Nuk e humbëm Veriun, por po bëjmë tërheqje taktike pëd në Jug, për ta mashtruar armikun!
KATONI: Ëhë.
Por ti sigurishg e di se Miku yt (KFOR-i) është miku i armikut tënd!
POMPJEJ: Po, kjo thënie është marrë për bazë atëherë kur njerëzit ishin primitivë dhe kur është menduar se në jetë ka miq.
Të luftosh për mbijetesë është e domosdoshme, por të jetosh nuk është e domosdoshme, KATO!
CICERO: Sa më shumë ligje, aq më pak drejtësi!
POMPEJ: Mos m'i numëro ligjet, numëroji armët!
ROSU 1: Na kanë këput' n'përmjet këto pushkë. Shumë t'rana. Kush t'falë pushkë t'mirë n'ditë t'sotit, po dihet!
Duhet me shku m'u ngjesh n'bajë t'Pejës!
Nashta na e paguan shteti se reuka na ka kaplu n'vend t'punës!
ROSU 2: Po se Peja tash njihet veç për me t'ngjesh e me t'parit...
Edhe, shumë keq e mbajshe pushkën, si grabujën, nuk mbahet pushka ashtu o dajë.
Tepër mirë që s'je zhdjerg!
ROSU 3: Asnjani s'e kemi mbajt' pushkën njēsoj: dikush mbas shpine;
dikush n'krah' t'djatht;
dikush n'krah t'majt;
dikush e mbante pushkën n'përqafim si dashnoren dikush në verzion t'tjetëd t'përqafimit ;
dikush e ngrehte zhag, dikush besa i fryente pushkës si fyellit.
Bajat, nuk u rrike.
ROSU 4: Po. Pushkët i përshtasim sipas ashtit dhe fizikusit tonë, e jo ne t'u përshtatemi pushkëve!
Le allahile, shumë po tjerrshe...
ROSU 5: Ec ikim prej këtu sa më shpejt se nuk ia vlen...sa e sa trimi e ka dhënë jetën për këtë vend të nemun, e sot pasardhësit i durojnë urie.
KFOR 1: Na doli pak punë më në fund pas 21 vitesh pushim.
S'po u punojka hiç mbas pushimit.
Këta ishin njerëz të çuditshëm. Armikut ia hanë bukën, ia mbajnë gjallë ekonominë, kurse idhnohen për do targa palidhje...Ushqimi serb bën me hy në sofrat shqiptare, ama targat që s'hahen-s'bën!
Shqiptarët i këndojnë Ibrit që gjëmon; serbët e lusin Ibrin të ndalet!
SERBI: ...deri sot ka qenë 'svaka čuda tri dana', e tash zgjati çudia 13-të ditë!
2. E shtunë, 02 Tetr 2021z
Ditë tregu në Mitrovicë.
Rrezet e diellit e fallsifikojnë trishtimin e qytetit, e bëjnë të duket i bukur.
Pompej dëgjohet duke i thënë Katonit: O djalë, të gjithë e duan lindjen e diellit më shumë se perendimin.
Çka ka lidhje që jam i ri!
Meritoj respekt!
Serbët u shesin shqiptarëve speca.
SHQIPTARI: Pošto somborka turshija?
SERBIJANKA: Pošto zašto...
Tinarët e djathit serbë të shpluara, këtij djath i vjen era barut, gjithmonë i ka ardhur kjo erë!
Veç dy metra ngjitur Urës së Ibrit, vajzat e gratë shqiptare dhe serve blejnë buzëkuqa në dyqanin e ri që Shqipëria e ka hapur aty!
Nga serbët blejmë ushqim, nga shqiptarët zbukurim.
AlLBIN KURTI: A e keni marrë parasysh se stikersat kanë peshë specifike të lehtë,
pra konsiderohen si lloj pambuku për nga pesha e rëndesës,
dhe nëse stikersat i shkul era e veriut, si do të veprohet!
A duhet të angazhohet ndonjë ROSU t'i ndjek stikersat nëpër erë, apo ia ngjesim automjetit serb një stikers tjetër!
Të sqarohet kjo çeshtje!
XHELAL SVEÇLA: Stikersat lermëni mua. Do ta çoj amanetin e stikersave në vend!
ALEKSANDËR VUÇIQI: Deri sot targat e Serbisë në Veri kanë qenë ilegale, e prej sot, targat tona në Veri janë legale...
Kjo është fitorja më e lehtë që e kam arritur në jetë... Edhe Napoleoni është tërhequr një herë nga Rusia (për te lumi Berezina), e unë asnjëherë nga Kosova e Metohija!
Për suksese të radhës, duhet ta angazhojë të jetë present në bisedime me Prishtinën edhe hetuesin që e mori në pyetje Albinin, dhe gardianin e burgut, patjetër!
ANALISTI: A thua qysh duken Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku!
FILOZOFI: Nuk e jep jetën njeriu për qytetet që nuk e di qysh duken, anipse i konsideron të vetat!
Pra, Kanti ka thënë, nuk mund ta duash atdheun pa u njoftuar me të!
POPULLI: Rren është kjo. Ku di Kanti çka është dashnia, pa e provu kurrë.
Sa më shumë që e njeh njerin, e do më pak!
Dashnia ndodh veç derisa nuk e njeh njerin.
ROMEO: E unë çka duhet të bëj tash?
ALBIN KURTI: Ti, trashe pak zanin, duku si grua e fol si burrë, në mënyrë që m'i tërheq edhe votuesit burra edhe gra!
ROMEO: Unë premtova se do t'i respektoj masat anti-COVID!
ALBIN KURTI: Mjafton.
XHULIETA: Unë po vdes...
P.S.
Eeny, meeny, miny, moe,
Catch a tiger by the toe.
If he hollers, let him go,
Eeny, meeny, miny, moe.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco