Lufta është në debatet bajate ku urohet e lutet për dështimin e Kosovës

Lufta është në debatet bajate ku urohet e lutet për dështimin e Kosovës

Nga Nezir Kraki - 30/09/2021

Ne Universitetin e Stanfordit ne Kaliforni na paten mesu që në menaxhim ekzistojne tri faza per ta realizu nje projekt qe ka qellim permiresimin e nje gjendje apo nje procesi: 
1) Gjendja e tashme (konstatimi)
2) Gjendja e deshiruar (synimi)
3) Gjendja e arritur (rezultati)

Sikur ne menaxhim te projekteve edhe ne politike, efikasiteti i nje veprimi apo vendimi matet duke e krahasu gjendjen e arritur me gjendjen e konstatuar ne fillim dhe gjendjen e deshiruar (synimin).
Duke u nisur nga kjo logjike, ne rastin e reciprocitetit me targat, ja si analizohet objektivisht gjendja: 

1) Konstatimi fillestar (gjendja siç ishte):
- Kosova kishte targa RKS (shtet) dhe KS (status neutral) + targa te krahines KM, PR etj. Ata me targa RKS (shumica absolute e banoreve te Kosoves) paguanin 5€ ne kufi me Serbine per targat proba. Keta me KS dhe Krahine nuk paguanin asgje. 

- Banoret e Serbisë futeshin ne gjithe Kosoven me targa SRB, pa paguar asgje dhe pa targa proba. Dmth vetem njera pale ishte e demtuar - Kosova.

2) Gjendja e deshiruar permes vendimit per reciprocitet (synimi):

- Perfundimi i tabelave KS neutrale dhe atyre te Krahines ne gjithe Kosoven dhe vendosja e targave proba per banoret e Serbisë me simbol SRB. Synimi ishte trajtimi i barabarte i banoreve te dy vendeve dhe obligimi i Serbisë per pranimin e Kosoves permes pranimit te tabelave RKS. 

3) Gjendja e arritur (Rezultati):

- Tabelat neutrale KS dalin nga qarkullimi, zevendesohen me ato RKS sikurse ato te Krahines perveç atyre KM qe do perdoren vetem ne veri. 

- banoret e Kosoves me RKS NUK paguajme me 5€ as nuk marrin targa proba kur futen ne Serbi. 

- Serbia dhe Kosova ia mbulojne njera tjetres simbolet shteterore ne targa. 

- Pas 6 muajve rishikohet ky regjim per « tu perputhur me standardet evropiane »…
A ta krahasojme tash piken 3 me piken 2 e pastaj me piken 1? Pa parti e pa politike por veç me logjike e objektivitet. 

Shihet qe synimi apo gjendja e deshiruar nuk eshte arrite 100% por dallimi ne mes rezultatit dhe konstatimit fillestar është teper i madh dhe ne favor te Kosoves. 

Edhe diçka, mos e harroni piken 1, gjendjen fillestare, e cila as qe do ndryshonte pa vendimin e qeverise se Kosoves.
 
Sa i perket terheqjes se njesive spéciale dhe pranise se KFOR-it, jane rrokada normale sepse misioni i tyre nuk është dogana por siguria. Per me teper, nuk eshte ne interesin e Kosoves qe te « zyrtarizohet » versioni i Serbise kinse veriu është ne lufte dhe ne rrezik. 

Veriu eshte krejt i qete. Lufta eshte ne debatet bajate ku urohet e lutet per deshtimin e Kosoves. 

Me falni se e zgjata pak. Kush nuk e kupton me tparen here, le ta rilexon pa i mendu zgjedhjet lokale, amanet e keni 😉 
(Ligjerate gratis)

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco