Kjo është fitore e Kosovës

Kjo është fitore e Kosovës

Nga Liri Loshi - 30/09/2021

Sipas Vuçiqit dhe një pjese të opozitës në Kosovë, marrveshja për targat e arritur sot në Bruksel, është fitore e Serbisë! Të dy këto palë i kanë arsyet e tyre pse në këtë pikë iu përputhen interpretimet. Por, e vërteta është ndryshe.

Objektivi i masave që ka ndërmarrë qeveria Kurti nuk ka qenë frikësimi i populltës serbe në Veri, siç e intëpreton Vuçiqi, por arritja e reciprocitetit të targave me Serbinë dhe kjo është arritur. 

Lejimi i targave të Veriut të Mitrovicës me “KM” është kompromisi që ka bërë pala kosovare e që është një kompromis i vogël në krahasim me kompromisin e palës serbe për aplikimin e “stikerave” për qytetarët e Serbisë në Kosovë. Kjo është fitore e Kosovës.
 
Pra, një element i reciprocitetit me Serbinë ka filluar të funksionojë me pajtimin e BE-së dhe të vetë Serbisë zyrtare. Një gjë të tillë nuk e kemi pasur deri tash. Ky nuk është sukses i madh për Serbinë, por është deshtim i madh i saj. Fitorja iu takon qytetareve të Kosovës, të cilët nuk do të maltretohen duke hequr tabelat, por vetëm duke vënë tiketat ngjitëse e të cilat nuk do t’i paguajnë. Në të njëjtën kohë nuk do të ndihen të poshtëruar kur e dinë se e njejta procedurë, apo kundërmasë vlen edhe për qytetarët e Serbisë kur gienden brenda Kosovës.
 
Në fakt, qëllimi i kryeministrit Kurti ka qenë shumë i qartë: heqja e çdo procedure që pengon lëvizjen e qytetarëve të të dy vendeve. Nëse pala serbe vazhdon të jetë konstruktive në dialog sikurse kësaj radhe, atëherë një gje e tillë do të arrihet brenda afatit gjashtë mujor sa ësntë paraparë të zgjasin negociatat për një zgjidhje definitive të këtij problemi.

Kthimi i policisë së Kosovës në bazë i pararë në marrëveshje nuk e turpëron policinë dhe as shtetin e Kosovës. Pse duhet të vazhdojë njesia speciale të qëndrojë në pikat kufitare, kur me kontrollin doganor që do ta bëjnë trupat e KFOR-it pushon rreziku i paraparë për personelin doganor dhe objektet e pikave kufitare?! 

Policisë speciale nuk i është ndaluar veprimi në Veri. Ajo mund të shkojë atje në çdo moment që paraqitet nevoja, siç ka vepruar edhe më parë. Atëherë për çka është i kënaqur Vuçiqi?! Ai mund të jetë i kënaqur vetëm pse kjo marrëveshje i shpëton fytyrën meqë me kërcënimin e tij me ushtri, ai kishte mbetur në një qorrsokak nga i cili ai nuk dilte dot.

Në planin ndërkombëtar Kosova doli po ashtu fituese. Pse? Për disa arsye. E para, ajo u tregua e vemendshme dhe e saktë duke aplikuar masat e reciprocitetit të targave sapo kishte kaluar afati i marrëveshjes. Kjo tregon serioztetin dhe vendosmërinë e shtetit për ta jetësuar sovranitetin e vet, të cilin Serbia po e konteston dhe po e rrezikon vazhdimisht. 

E dyte, policia u tregua shumë e kujdeshme dhe gjatë tërë kohës siguroi masat e reciprocitetit të targave pa rënë në provokime që ishin të shumta dhe të përditshme dhe siguroi që të mos ndodhte asnjë ekces. Këtë sjellje komuniteti ndërkombëtar e çmon shumë dhe e vlerëson si një shenje të maturisë së shtetit, i cili kujdeset për qytetarët e vet edhe kur ata nuk janë shumë miqësor me shtetin e tyre. 

E treta, qeveria e Kosovës me qëndrimin e saj konstruktiv bëri që pala serbe ta demonstrojë destruktivitetin e vet dhe ta luajë rolin e të keqit gjatë kontestit me palën kosovare. 

Dhe, e katërta, duke arritur marrëveshjen shpejt e kollaj, ndërkohë që pala serbe kish ende hezitime, Kosova tregoi vullnetin e mirë për zgidhjen e problemit në mënyrë paqësore, pasiqë objektivi i masave të saj ishte arritur dhe ajo s’kish arsye të hezitonte, meqë ishte superiore dhe FITUESE.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco