Kthimi i Amerikës

Kthimi i Amerikës

Nga Xhafer Shatri - 30/09/2021

Pas 13 vitesh Amerika po kthehet në Kosovë.

Po të mos shkonte dje në Bruksel i derguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, kurrëfarë marrëveshjeje nuk do të kishte.

Te gjithë ata që marrin vesh nga politika e dijnë këtë. Natyrisht, pos helaçeve të Kosovës.
Por këtyre smirëzinjve, funksionari i lartë amerikan, Escobar, ua këputi smirën përgjysmë:
"Është e drejtë e qeverisë së Kosovës që të zbatojë reciprocitetin. 

Roli i KFOR-it nuk është të marrë kompetencat e autoriteteve vendore por të sigurohet funksionimi i rregullt i pikave kufitare...”

Natyrisht se nuk ka vend për eufori. Jam i sigurt se autoritetet e Kosovës, ashtu si edhe gjatë gjithë krizës, do të vazhdojnë të jenë me këmbë në tokë.

Tash radha po i vjen Kryereciprocitetit:

SERBËT NË KOSOVË NUK MUND TË KENË ASNJË TË DREJTË MË SHUMË SE SA SHQIPTARËT QË JETOJNË PREJ SHEKUJSH NË TOKAT E TYRE, NË KOSOVËN LINDORE.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco