Serbia, në Bruksel tani do insistoj shumë më shumë në 'karten' e Zajednices

Serbia, në Bruksel tani do insistoj shumë më shumë në 'karten' e Zajednices

Nga Nga Fadil Maloku - 29/09/2021

Delegacioni kosovar, takimin e sotēm në Bruksel (në dakordim natyrisht me miqët strategjik) duhet ta shfrytëzojë për të promovuar jo më zgjidhje parciale (se po shihet qartë, që nga dialogu teknik s’ka asnjë dobi konkrete për Kosovën!) por, duhet të vazhdoj ta kërkoj me këmbëngulësi, zgjidhjen përfundimtare (që dikush po i thot; njohje reciproke). 

Natyrisht, në këtë synim tonin atje, Serbia e ka të gatshme kundërpërgjigjen. Që ështē aktivizimi i “kartes” së Asociacionit (Zajednices). 

Mirëpo, i gjithē ky synim e pretendim i yni nuk mund të realizohet pa kyçjen (in)direkte amerikane. 

Kosova duhet të shfrytëzoj maksimalisht ardhjen e Joe Biden, ne zyren ovale, edhe për një arsye simbolike, por, shumë domethënëse; Ai e njeh vuajtjen dhe ambicien tonë, është i lidhur emocionalist (shkaku i djalit) me Kosovēn, dhe ka interesat e veta strategjike e ekonomike në Ballkan. 

Hija amerikane duhet të reflektoj ma me këmbëngulēsi “prezencēn” (s’është e thënun fizikisht, shkaku që Rusia do insistonte paritet) e saj dialogun” (lexo: negociatat) Serbi-Kosovë, edhe për ca arsye tjera shtesë;

1. Arsyeja e parë, si kumbareshë fillestare e kryesore i krejt projektit të pavarësisë, Amerika ishte njëherësh edhe bartëse e edhe avokate e krejt procesit të shtetëndërtimit të Kosovës dhe instalimit dhe monitorimit të demokracisë.

2. Arsyeja e dyte ka të bëjë me interesat gjeostrategjike, që ajo ende edhe për një kohë i ka dhe do t’i ketë në këtë pjesë të botes. E që fatmirësisht ato janë në përputhje të plotë me synimet dhe aspiratat tona afatgjata nacionale e shtetndertuese.

3. Arsyeja e tretë, ka të bëjë me nevojën e një rikonfigurimi afatgjatë të Ballkanit Perëndimor. Sidomos, tani pas tërheqjes së ShBA-ve nga Afganistani. Themi kështu edhe për shkak se projektet dhe idetë amerikane, mund tē bëhen pandam i synimeve pansllave për Ballkanin.

4. Arsyeja e katërt, (e që dosido shpreh frkië ndër shqiptarë) është se përpjekja për ta dobësuar ngritjen, fuqizimin dhe ndikimin e Kinës, Amerika mund të jetë e gatshme të bëjë ca “kompromise” (në disfavor tonin) për ta rikoperuar Ballkanin Perëndimor, sipas kutit dhe interesave të saja.

5. Arsyeja e pestë, që asocon në jorastësinē e emërimit të herë diplomatëtëve politik, e herē personave të karrierës (në fakt profesionist), e dëshmon interesimin për rajonin. Shto këtu edhe interesimin amerikan për shitjen e gazit në rajon. S’këndejmi, i ngarkuar i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobari, duket që është më shumë njeri i karrierës e profesionist, se sa ndonjë palaço apo puthadorë politikë (sikurse; R. Grennell) i zyres ovale…

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco