Bojkotoni mallrat e Serbisë

Bojkotoni mallrat e Serbisë

Nga Edison Jakurti - 27/09/2021

Përveç në vitin 2019, mes vitit 2003 dhe 2020 Kosova ka patur deficit tregtar me Serbinë në secilin vit. Pra, importi ka qenë dukshëm më i lartë se eksporti. 

Konkretisht, për çdo euro që e kemi fituar nga eksporti, mesatarisht, 30 euro i kemi shpenzuar në import. 
Kjo ka bërë që çdo vit Serbia të fitojë nga rreth 144 deri në rreth 400 milionë euro prej Kosovës. 
Si rezultat, Qeveria e Serbisë ka përfituar çdo vit miliona euro nga tatimet që prodhuesit dhe tregtarët atje kanë fituar nga mallrat që i prodhojnë dhe shesin në Kosovë. 

Me ato mjete janë sponsorizuar fushatat për ç'njohjen dhe bllokimin e shtetësisë së Republikës së Kosovë në secilën mundësi. Qytetarët tjerë kanë përfituar nga punësimi që është krijuar dhe nga stabiliteti në çmime meqë ne e kemi furnizuar vazhdimisht Bankën Qendrore të tyre me euro. 

Të njëjtit kanë mbështetur e votuar politikanët që vazhdojnë me politikat armiqësore karshi Kosovës, në mënyrë aktive, që nga 90-at.

Duke e parë reagimin e ditëve të fundit të Serbisë karshi Kosovës, të tre akterët kryesorë të ekonomisë mund ta luajnë rol në këtë proces: Qeveria me reciprocitet, tregtarët me gjetjen e mallrave alternative nga tregjet tjera, dhe konsumatorët me bojkotimin e plotë të mallrave të Serbisë në Kosovë. 

Përderisa Qeveria e ka filluar reciprocitetin, duhet mobilizim i  qytetarëve të tjerë, si konsumatorë dhe tregatarë, për bojkot të mallrave të Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco