Ideja për mbylljen e kufirit në Konçul është fashizëm i pastërt

Ideja për mbylljen e kufirit në Konçul është fashizëm i pastërt

Nga Shaip Kamberi - 27/09/2021

Nëse me të vërtetë ekziston ideja për mbylljen e kufirit në Konçul, atëherë mund t'a paramendoj kush edhe është autori i sajë. Por, është fakt që "nëpërmjet parandalimit të saj" A. Vuçiq po e paraqet vetën si paqëruajtës i Ballkanit.

Në thelb ato nuk do të ishin masa represive vetëm ndaj popullësisë civile, por edhe atak i drejtpërdrejtë ndaj idesë së Ballkanit të hapur me të cilën Vuçiq po krenohet. Në fakt, kjo ide e mbylljes së kufirit në Konçul vetëm për shqiptarët, do do të ishte edhe fundi i Open Ballkans.

Shqiptarët me siguri nuk do të duartrokisnin këtë rast. As nën kërcënimin e cilës do fuqi  nuk do të pajtoheshim me idenë që të na vendosin në ndonjë rezervat. 
Ne tashmë jemir jemi mësuar me prezentimin e shpeshtë të  disa ideve të çmendura të cilat munden të nxisin konflikte por në fund na vjen  Vuçiq që po i “parandalon”. Kujtone idenë e Marko Gjuriqit me  trenin shumëngjyrësh.

Në elitën qeverisëse serbe, mjerisht,  janë të përditshme idetë që prodhojnë konflikte me fqinjët, e të cilat, paqëruajtësi  Vuçiq po i  “parandalon”. I gjithë qëllimi është ta prezentojnë atë si të “vetmin që i kontribuon paqës në rajon".

Por më duhet patjetër ta them që personi i cili e ka propozuar këtë ide duhet të jetë një budalla i pastërt politik. Sepse ndërmarrja e masave represive ndaj popullsisë civile (shqiptare) që de fakto janë shtetas të Serbisë, është një masë fashiste të cilën as një budalla sikurse ai që e paska propozuar nuk do të ketë shans për ta aplikuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco