10 vjet negociata me Vuçiqin

10 vjet negociata me Vuçiqin

Nga Enver Robelli - 27/09/2021

Ku është arritur pas 10 vitesh negociata me Aleksandar Vuçiqin (nën ndërmjetësimin e BE-së)?

Është arritur “normalizimi” i gjuhës së tij kërcënuese dhe raciste.


■ Në televizionin e tij propagandistik PINK ai tha: NATO i ka 24 orë për të reaguar, deri atëherë nuk hyjmë (në Kosovë), pastaj nuk do të lejojmë dëbimin. Vuçiq përdor fjalën “pogrom”, që domethënë trazira kundër një pakice etnike, fetare.
■ Askush nuk është duke i kërcënuar serbët e Kosovës. Kërcënimi i vetëm për të ardhmen e tyre është Serbia që ata i trajton si mish për top. Vuçiq kërcënon NATO-n, sepse 10 vjet negociata pa cak i kanë dhënë atij krahë. Por krahë i kanë dhënë edhe sinjalet që në Prishtinë ka politikanë që i qesin në pazar kufijtë e Kosovës. Këtë faturë po e paguan tash Kosova. Dhe do ta paguajë çdo qeveri tjetër që vjen. Sepse kur hapen portat e prishjes së kufijve, Serbia nuk ndalet. 
■ Pas 10 vjet negociata (nën ndërmjetësimin e BE-së) nga Brukseli ende u bëhet thirrje “të dy palëve” për të ulur tensionet. Presidenti i Këshillit Europian, belgu Charles Michel, i bëri thirrje Kosovës të tërheq forcat speciale policore, e Serbisë t’i heq barrikadat. Pra, BE e pranon se Serbia i ka ngritur barrikadat në veri. Por prapë i barazon palët. Si do të ishte nëse zotit Charles Michel do t’i bënim thirrje të tërheq forcat policore belge nga Antverpeni?
■ Opinionit në Kosovë nga klasa e deritanishme politike i është thënë se më 2013 u arrit “marrëveshje historike” mes Kosovës e Serbisë. Si u bë kjo marrëveshje historike aq ahistorike brenda një kohe aq të shkurtër? Si ndodhi që fjalia “Serbia e ka pranuar de fakto Kosovën” (e një lideri kosovar) të përkthehet më 2021 në kërcënimin e Vuçiqit se Serbia do të hyjë në Kosovë.
■ Gjatë këtyre 10 viteve, me pjesëmarrjen e Kosovës në negociata, Vuçiq i ka quajtur shqiptarët indianë, shitës portokajsh, qibritxhi. Gjuha e tij raciste është normalizuar. Dhe këtu kontribut të shquar ka dhënë edhe klasa politike e Kosovës.
■ Paraqitjet e fundit të Vuçiqit, megjithatë, janë njëfarë tregimi i muskujve përtej mundësive të Serbisë. Ndër gjërat më të mira që i kanë ndodhur Kosovës ka qenë tërheqja e trupave ruse në kuadër të KFOR-it. Edhe paraqitjet e fundit mediale të Vuçiqit janë ajo që në serbisht quhet “foliranje”. Një legen i lagjes që ka qejf të shtyhet me të tjerët - i frustruar që i janë thyer hundët më 1999. E prej 1999 shumë gjëra kanë ndryshuar. Përfshirë edhe shqiptarët

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco