Sot dielli lindi në Veri!

Sot dielli lindi në Veri!

Nga Ramazan Bekteshi - 22/09/2021
Sot ishte një ditë e shkëlqyeshme dhe një hap i guximshëm i lidershipit tonë, sot Kryeministri ynë bëri atë që s’e kanë bërë asnjëherë komandantët rrahagjoksë të shndërruar në politikanë, sepse ata me dekada u arsyetuan për mos veprim, duke i hedhur hi popullit në sy se gjoja nuk deshirojnë të zemërojnë Amerikën e Evropën.
 
Por, shteti nuk ndërtohet me këshilla si në foshnjore, padyshim, shteti ose bëhet me vendime të guximshme e racionale ose s’bëhet fare. Vetëm me guxim e këmbëngulësi mund të shtrihet sovraniteti në çdo cep të Kosovës.
Sot, Kryeministri ynë doli me një prononcim me këto fjalë të zgjedhura e diplomatike: “Ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot për zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë, nuk i kufizon lëvizjen e lirë qytetarëve serbë... sot po fillon një zbatim i marrëveshjes që është pajtuar Serbia me Bashkimin Evropian... targat e përkohshme nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër”.
Derisa, Kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani me një prononcim po ashtu të guximshëm nga New York-u thotë: “Asnjë lloj kërcënimi nga Serbia nuk e ndalon vendosmërinë e Kosovës për të jetësuar zbatimin e ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa dallim etnie.”
Pas Bosnjës, marshit të popave serb në Cetinje, Bërnjakut dhe Jarinjes sot, Vuçiqi vazhdon të destabilizoj Ballkanin me planet e tij të njohura hegjemoniste serbe, vazhdon me kërcënime e vajë njëkohësisht, vallë a do të reagoj miku i tij Rama për kërcënimet që ia bëri Kosovës sot, apo sërish do ta mbroj Vuçiqin në heshtje?
As ky akt i drejtë e kurajoz, sot nuk u pëlqeu fort disa ‘shqipeve’ të opozitës duke e quajtur veprimin si të rrezikshëm, e disa të tjerë e quajtën spektakël për një fushatë zgjedhore, ndërsa, realiteti e thotë të kundërtën, se e braktisën fushatën zgjedhore dhe u morën me zbatimin e ligjit.
Ky vendim i sotëm është më se i vonuar, është dashur të zbatohet shumë më herët nga qeveritë paraprake, por ata asnjëherë nuk e patën guximin t’ia prishin Vuçiqit, por bashkëpunuan dhe lidhën koalicione, e bënë qeveri me Listën Serbe të dirigjuar nga Vuçiq. Shumë kurthe, shumë tradhti, shumë hajni dhe shume mbeturina si Zajednica ia patën lëne si ‘dhuratë’ qeverisë aktuale. Ku t'ia nisin këta, të pastrojnë mbeturinat e Thaçit e Isës, apo të merren me një mal punësh të grumbulluara gjatë pandemisë?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco