10 vjet plaçkitje e poshtrim nëpër kufijtë e Kosovës

10 vjet plaçkitje e poshtrim nëpër kufijtë e Kosovës

Nga Xhafer Shatri - 20/09/2021

Kosova në Bruksel ka biseduar me Serbine për gjithëçka, madje edhe për kufijtë, sovranitetin dhe territorin e saj.

Historia e këtyre bisedimeve është një kronologji e dhimbshme e rrënimit me vetëdije të një vendi të vogël nga elitat e saj.

Një shëmbull drastik është Marrëveshja për targat e nënshkruar para 10 vitesh. Aplikimi i saj, për turpin tonë, ishte krejt i njëanshëm: çdo kosovar që shkonte në ose nëpër Serbi ishte i detyruar t'i marrë targat serbe prej letre dhe t'i vendosë para e prapa veturës në xhama, ta marrë një vertetim, në vend të kartës gri, dhe, natyrisht t'i paguajë 5 euro si taksë në buxhetin e Serbisë.

Prej sot, kjo praktikë plaçkitjeje e poshtrimi merr fund.

Prej sot Kosova përballë Serbisë hileçare sillet si shtet normal.

Prandaj zgjedhjet janë kaq të domosdoshme për një vend, jo vetëm si mënyra e vetme e vendosjes së demokracisë por edhe si mundësi për të hequr çafe vetje e elita të paskrupulla që për një grimë pushtet e pare në xhep shesin çdo gjë: së pari fytyrën dhe interesat jetike të shtetit të “vet“.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco