‘Open Balkan’ dhe Konfederata e Millosheviçit

‘Open Balkan’ dhe Konfederata e Millosheviçit

Nga Gurakuç Kuçi - 16/09/2021

Me 1992, Millosheviçi gjatë një vizite në Greqi i kishte ofruar marrëveshje shtetit grek që së bashku me Maqedoninë të krijonin një konfederatë ballkanike dhe kufijtë e Serbisë dhe Greqisë të takohen në Shkumbin, pra zhdukjen e Shqipërisë si shtet pasi Malin e Zi dhe Kosovën Serbia i konsideronte të vetat.

E njëjta ishte gati të arrihej me 1994 sikur të mos ishte presioni amerikan. Andreu Frovik, ish-ambasador në Maqedoni, në kujtimet e tij thoshte se ishin të tmerrshme edhe idetë që silleshin edhe për shpërbërjen e Maqedonisë, e madje ide të tilla përkraheshin edhe nga plot caqe në Evropë.


Maqedonia në fillim ishte shumë përkrahëse e idesë së Millosheviçit pa e ditur se çfarë pazarllëqesh po silleshin kundër saj.
Ndërhyrja e SHBA-së në Ballkan dhe Maqedoni nëpërmjet misionit paqëmbajtës, ndaloi idetë e Millosheviçit të kalonin luftën përtej kufijve të Kosovës dhe realizimin e marrëveshjes së 1913.


Bashkëpunimi i tanishëm i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ngjall mallin e njëjtë të ideve për konfederata të Millosheviçit.
Edi Rama nuk mundi të ia mbyllë gojën Albin Kurtit dhe iu hakmor gazetarëve nga Kosova.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco