Edi Rama, argat i Serbisë!

Edi Rama, argat i Serbisë!

Nga Fadil Maloku - 16/09/2021
1. Ate që s'arrijti Serbia me bë me Kosovën, po provon (kujto; idenë e "korigjimit të kufijve", idenë e "bashkëpunimit" special me Serbinë, idenë e "Open Ballkanit") ta bëjë KM shqiptar!? Ai SOT nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, sërish, është ndalur edhe tek çështja e “Ballkanit të Hapur”. Ku me kokëfortësi, po mbron ende kumbarinë dhe miqësinë e trashur me "vëllaun" e tij ideologjik, Aleksandër Vuçiqin!
2. Si ka mundësi, që të bëhet aq axhami e të "shkëmbej" vëllazërinë me Kosovën, në këmbim të miqësisë me Serbinë?! A e di ky që mauzoleu i "tradhëtisë" funksionale me çiftat E.Toptanit ka për të mbetur bosh?
3. Ku do "pushoj", ky njeri pas mandateve të (vjedhura përmes kanabisit) qeverisjes? Në varrezat e Beogradit, ashtu si Esad Pashë Toptani (ku serbët edhe sot e kësaj dite i thurin ditirambe) që po "pushon" si "kontribues" i shtetësisë së Serbisë?! Apo në varrezat e Vlores dhe Tiranës, ku prehen patriotët dhe shokët e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, etj.
Ku? E dini Ju këtë? Unë për vete, PO!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco