Nuset e ISIS-it

Nuset e ISIS-it

Nga Daut Dauti - 16/09/2021

Shumë vajza, madje edhe nën moshën 18 vjeçe, shkuan nga Evropa në Siri për t'iu bashkuar ISIS-it. Atje martoheshin dhe për këtë arsye e morëm emrin ‘Nuset e ISIS-it‘.

Dy prej tyre sot janë më të popullarizuarat. E para është britanikja Shamima Begum kurse e dyta francezja Emilie Konig.

Kur ra ISIS-i që të dyja u gjetën në një kamp ku mbaheshin të burgosura. Që të dyja ishin të mbuluara me nikab dhe deklaronin se nuk ishin aspak pishman që iu ishin bashkuar kësaj organizate terroriste.

Për këtë arsye, sekretari britanik i punëve të brendshme, Sagjid Xhavid, ia hoqi shtetësinë Shamimës. Por, ajo nuk dukej e shqetësuar as për këtë gjë.
Tashti gjërat kanë ndryshuar. Kur këto dy nuse, tashti të veja, e kanë diktuar se më nuk mund të kthehen në vendlindje, e kanë ndryshuar mendjen.

E kanë ndryshuar edhe veshjen dhe i kanë vënë rrobat që i bartnin para se të shkonin në Siri. Janë mbushur mend dhe kërkojnë të kthehen në shtëpi. Shamima deklaron se ka gabuar shumë dhe se e ka marrë malli për Londrën kurse Emilien e ka marrë malli për Parisin.
Që të dyja janë non-stop në media dhe janë shumë të popullarizuara.

E tërë kjo gjë bënë me dije se puna është duke shkuar në drejtim të një skenari për film. Këto nuk janë më të padijshme siç janë deklaruar më herët.
Në foto, e para është Emilie kurse e dyta Shamima, siç duken sot.
May be an image of one or more people, people standing and outdoors

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco