Kosova po bëhet një vend normal

Kosova po bëhet një vend normal

Nga Xhafer Shatri - 14/09/2021

Dje partitë politike patën një takim të rëndësishëm te Presidentja Osmani.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kishte propozuar që për shkak të pandemisë zgjedhjet lokale të shtyhen deri sa të kryhet vala e radhës e Covidit 19.

Partia në pushtet e kishte mbështetur këtë propozim.

Opozita e kundërshtoi.

Presidentja vendosi: pa konsenzus nuk mund të shtyhen zgjedhjet.

Folën edhe kryetarët e partive opozitare, zotërinjtë Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku. Folën pa inat, pa helm në gjuhë. Folën si njerëz normal.

Foli edhe kryeministri. Krejt normalisht.

Pa cinizëm, pa mëni.

Unë nuk e di se çmendime kishin ata në kokë në momentin kur po flisnin, por ata dje i dhanë një mesazh të fuqishëm kombit, por edhe të tjerëve:

Kosova po kthehet në një vend normal, sepse kundërshtitë po zgjidhen në tavolinë. Pa sharje, pa jargë, pa zallahi.

Kjo është dëshmia më e mirë se vitin e fundit në Kosovë ndodhën ndryshime substanciale: u ndërrua pushteti, u ndërruan edhe elitat politike në dy partitë e mëdha të vendit: në LDK e PDK. 

Një mendësi e re po bëhet dominuese gjithandej te ne.

Anal-istët e qarshisë, kjo lukuni çakejsh të neveritshëm, kësaj adhe mbetën me gishta në gojë.
Urime Kosovë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco