Vdekjet dhe zgjedhjet

Vdekjet dhe zgjedhjet

Nga Jahja Kokaj - 13/09/2021

Sapo u mor vendimi për të mos shtyrë zgjedhjet. Si qytetar i zakonshëm dhe si shkencëtar, i cili mendon shkencërisht me determinizëm logjik , nuk mund mos të jap komentin tim.
Eshtë e çuditshme të lidhësh vdekjet me zgjedhjet në kohë paqeje. 

Në kohën e zgjedhjeve ilegale në Kaçanik, zgjedhjet u mbajtën në fshehtësi, me një strategji për të kapërcyer burgimin nga Serbia ose ndoshta ekzekutimet eventuale. Pra kishte nje strategji per te kyrsyer damtimin e njerezeve.

Këto ditë, numra dyshifrorë të vdekjeve nga Pandemia Covid po shfaqen në ekran. Të gjithë jemi dakord se duhet të eliminojmë të gjithë faktorët e mundshëm që rrisin këtë numër të vdekjeve nga pandemia.
Ne jemi gjithashtu dëshmitarë të faktit se pas zgjedhjeve kombëtare, numri i të infektuarve dhe vdekjeve u rrit ndjeshëm. Pas zgjedhjeve, çdo politikan, çdo komentues, opinionist dhe qytetar akuzoi zgjedhjet dhe tubimet e qytetarëve gjatë zgjedhjeve.

Pas një qetësimi relativ të rënies së infeksioneve në ditët kur numri i vdekjeve në Kosovë nga Covid 19 ishte zero, koha e mbërritjes së emigrantëve nga diaspora po afrohej, pas një kohe të gjatë të dëshirës së tyre, për shkak të izolimit dhe mundësisë që vijne ne atdhe.

Shumë politikanë, veçanërisht nga opozita, trumbetuan nevojën për hapje, nevojën për të lejuar dasma, jetën normale të gastronomisë dhe argëtimin e të rinjve te grumbulluar në ambientet e tyre.
Numri i të infektuarve dhe të vdekurve shpërtheu, eksplodoi. Ky ishte një shqetësim i madh kombëtar. Pikellimi, vajtimi  mbi kufomat edhe të të rinjve që vdiqën nga virusi, na bëri të vajtojmë jo vetëm në shtëpi, por edhe në ekrane, duke hedhur akuza e mellef, pse qeveria liroi masat, pse u mundesuan grumbullimet , pse…. Por te dashurit tane te vdekur nuk kethehen ne jete.

Tani që numri i vdekjeve ditore është ende në dyshifror, fushata e zgjedhjeve lokale po afrohet.
Në këtë situatë, si qytetar i Kosovës dhe si shkencëtar që mendon shkencërisht, konsideroj se duhet te kemi kujdes, mos ti grumbullojme qytetaret, përderisa numri i vdekjeve te bie nga numri aktual dyshifror, jo vetëm në atë një shifror numër, por edhe në zero. Dhe pastaj te mbahen fushatat dhe zgjedhjet.
Një burrë i mençur tha: "Pse të mos prisni pak, a po  të ftohen vezët". Pra, duke menduar me logjikën politike absolutisht neutrale, por me logjikën shkencore, për probabilitetin e rritjes së infeksioneve dhe kushtet që e shkaktojnë atë, domethënë një determinizëm logjik shkencor, konsideroj se mos shtyrja e zgjidhjeve është një gabim shkencor.

Propozimi i disave që fushata të jetë me numër të reduktuar ditësh, është jologjik, joshkencor sepse nuk duhen 5 ditë për tu infektuar, por vetëm disa orë tubime gjatë fushatës, për të rritur numrin e të infektuarve dhe të vdekurve.

Unë konsideroj se fushata dhe grumbullimi I qytetareve duhet të lejohet vetëm pasi numri i vdekjeve të bjerë, në një numër të vogël ose zero.

Pas zgjedhjeve do të kemi kryebashkiakë të rinj, por edhe një numër të konsiderueshëm të vdekjeve. Ky determinizëm shkencor është i pashmangshëm.

Sipas determinizmit të përmendur, por edhe logjikës së shëndoshë, nëse zgjedhjet ose fushatat përkatëse realizohen pasi numri i vdekjeve të bjerë në zero, siç kishim disa ditë para mbërritjes së emigrantëve, rezulton se do të kursenim një numër i konsiderueshëm i jetëve.

Edhe në kohë lufte, por edhe në paqe, shoqëria njerëzore me çdo kusht lufton për shpëtimin e jetëve. Unë nuk mendoj se shtyrja e kohës së zgjedhjeve ose fushatës ishte një kusht kaq i shtrenjtë për të shpëtuar jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco