Tri Mrekulli në Dy Olimpiada!

Tri Mrekulli në Dy Olimpiada!

Nga Besim Hasani - 26/07/2021

Pas medaljes së artë të Majlindës në Olimpiadën e Rios që “shashtrisi” tërë botën, në Olimpiadën e Tokios shpërthyen Distria e Nora të cilat rrëmbyen medaljet e arta dhe dëshmuan se e arta e Majlindës nuk ka qenë rastësi!

Vërtetë ekipi i xhudos bëri mrekulli, dhe, pavarësisht se Majlinda dhe Akili nuk ia dolën, për çdo dashamirë të xhudos dhe për mua, që të dy janë Kampion!

Në Olimpiadën e Tokios, pas Distrias edhe Nora realizoi ëndrrën e saj!

Në gjoksin e saj u varën të gjitha medaljet e mundshme, andaj emocionet janë të larta në mbarë Kosovën (në një ditë zie kur bashkëatdhetarët tonë pësuan një tragjedi të rëndë në komunikacion)!

Kampionët, Majlinda dhe Akili, iu bashkuan strategut të përmasave botërore Driton Kukës, të ndihmuar edhe nga Distria, për ta mbështetur Norën në finalen e madhe nga e cila Nora doli triumfuese dhe bëri që mbi 60% e njerëzimit të shohin ngritjen e Flamurit të Republikës së Kosovës dhe intonimin e Himnit!

Faleminderit Nora, Distria, Driton, Fatos e Agron, faleminderit Majlinda, Akil dhe Loriana që po krijoni unitet, që po na bashkoni në gëzim dhe emocione! Kjo sinergji do motivojë mijëra prindër të nxisin fëmijët e tyre të merren me sport dhe të ndjekin gjurmët e xhudistëve, të ndjekin ëndrrën e tyre deri në realizim!

Agron Kuka, me ekipin tënd po na bëni borxhli! Uroj të kemi vizionar dhe që të ketë vullnet politik te vendimmarrësit t’ua kthejmë borxhin!

Zoti ju bekoftë!

P.S. E tani më thuani: a besoni se do të ndodhë edhe Mrekullia e Katërt?

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco