Tri fazat e kolonizimit serb të Kosovës (1918-1941)

Tri fazat e kolonizimit serb të Kosovës (1918-1941)

Nga Sylë Ukshini - 21/07/2021

Mënyra e kolonizimit të Kosovës ka qenë specifike, ndërsa “qëllimi nacional” serb i kolonizimit, thënë më së miri i serbizimit të Kosovës, ku shumicën e popullsinë e përbëjnë shqiptarët, ishte në plan të parë  së qeverive të Beogradit në vitet 1918-1941. 

Kolonistët ishin gati nga të gjitha viset e Jugosllavisë. 

Beogradi e konsideronte “kolonizimi është çështje shtetërore e dorës së parë. Kolonizimi është dashur të shërbente, para së gjithash, si mjet i asimilimit të shqiptarëve dhe I ndryshimit të strukturës demografike.

Sipas librit “Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovës (1918-1941) të autorit Dr. Milovan Obradoviqit, zbatimi i kolonizimit në Kosovës u zhvillua në tri faza:

Faza e parë përfshin kolonizimin që është bërë sipas dispozitave të mëparshme për zbatimin e reformës agrare, përkatësisht deri në nxjerrjen e Dekretligjit për kolonizimin e Kosovës nga vit 1920. Në këtë fazë secili kolonist fitonte aq tokë, të cilën, sipas deklaratës së tij, do të mund ta punonte me familjen e tij. 

Atëherë fitonin tokë të gjithë ata që e pranonin të kolonizoheshin në Kosovë pa marrë parasysh a ishin bujq ose jo.

 Në fazën e dytë hyn kolonizimi prej vitit 1921 deri në vitin 1931, kur të interesuarve agrarë u jepeshin meratë (djerrinat, kullotat), pyjet dhe tokat e braktisura përherë, si dhe tokat e eksproprijuar për qëllime të reformës agrare. 

Në fazën e tretë, prej vitit 1931 deri në vitin 1941, kolonistët serbë u jepet edhe toka e punueshme nga komplekset e kolonizimit, që u takonte fshatarëve shqiptarë.

Ky kolonizim bëhej sipas dispozitave paraprake. Me këto dispozita nuk ishte përcaktuar maksimumi I kompensimit të kolonistëve me tokë, por kjo varej nga deklarimi i kolonistëve sa tokë mund të punonin me familjet e tyre, si dhe nga dëshira e komisionarëve agrarë. Në vitet e para të kolonizimit tokë fitonin të gjithë ata që e kërkonin pa marrë parasysh a ishin bujq ose jo.

Sipas të dhënave të mbledhura në terren, si dhe sipas dokumenteve arkivore, në këtë periudhë ata që nuk ishin bujq merrnin nga organet agrare edhe nga 27 hektarë tokë.

Kolonizimi arriti kulmin në vitin 1938, kur në rrethet kufitare me Shqipërinë (bë rrethet e Prizrenit, të Gjakovës e të Pejës) fshatarëve shqiptarë u merrej toka e punueshme, madje edhe pyetjet, sipas parimit prej 0,40 hektarë për anëtarë të familjes.

 Qëllimi nacional I kolonizimit në Kosovës ishte që ta shpartallonte kompaktësinë e popullsi shqiptare dhe, me krijimin e kolonive koloniste buzë kufirit me Shqipërinë dhe buzë vijave të komunikacionit, ta siguronte rendin dhe qetësinë.

Të ashtuquajturat qëllime nacionale të reformës agrare zbatoheshin deri në vitin 1942 dhe arriheshin me presionin dhe terrorizimin e fshatarit të varfër shqiptar të privuar nga të gjitha të drejtat, i cili detyrohej  të shpërngulej nga toka e vet që të krijohej hapësirë për “elementin nacional “ , do të thotë për kolonistët pjesëtarët të popujve sllavë. Për këtë qëllim qeveria e Beogradit lidhte konventa për shpërnguljen  e shqiptarëve dhe të turqve në Turqi dhe me kolonizimin e kolonistëve në pasurinë e tyre  e realizonte idenë e vet mbi qëllimet nacionale të reformës agrare.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco