Fjala e Albin Kurtit në Festivalin e Kanit!

Fjala e Albin Kurtit në Festivalin e Kanit!

Nga Nga Kimete Berisha - 16/07/2021
- Është i dhimbshëm fakti se bora e qetë që binte mbi trupin e Dorotit te filmi 'Magjistari nga Ozi' ka qenë azbest! 
Ne kujtonim që Doroti po qetësohet nga bora që binte aq bukur mbi trupin e saj, por ajo e gjora mund ta paramendojmë se si është ndjerë nga prekja e azbestit. 
Pra, ne shpesh herë nuk e shohim të dukshmen. Kujtojmë se dikush po knaqet, ama në fakt ai dikush po vuan. 
Ndërsa qeni Toto si aktor i filmit në fjalë është paguar më shumë se disa aktorë njerëz. 
Kjo flet për pabarazinë midis botës njerëzore dhe shtazore dhe paradoksin se shpesh kafshët kanë përparësi.
- Më kujtohet si sot skena magjike te filmi 'UP', ku janë lëshuar 10297 balona të ngjyrave të ndryshme, dhe sipas informatave të mia, në mesin e tyre 2797 balona kanë qenë të kuq. 
- Edhe sot e kësaj dite habitem me nevojën njerëzore për përvoja paranormale. 
Këtë e dëshmon fakti se filmi më fitimpurës i të gjitha kohëve ka qenë 'Paranormal activity'. 
Në anën tjetër, dihet botërisht se më së paku fitime sjellin filmat që bëjnë fjalë për planetin Mars, prandaj u rekomandoj filmbërësve shqiptarë që të mos bëjnë filma për planetin e lartpërmendur! 
- Për mua mbetet i paqartë fakti pse filmi 'American Psycho' është inspiruar nga Tom Cruise. 
- Se filmi është punë shumë e vështirë dëshmon fakti se skena te Ura që eksplodon në filmin me Clint Eastwood 'The good, The bad and The ugly', është dashur të xhirohet dy herë, pra ura është dashur të eksplodojë dy herë! 
- Mua më ka lënë shumë përshtypje aftësia e filmbërësve për të xhiruar së prapthi.
Te filmi 'Pulp fiction', në skenën ku John Travolta e fut thellë gjilpërën në gjoksiin e Uma Turman, për ta ngjall nga overdoza, në fakt Travolta e nxjerr gjilpërën nga gjoksi i saj e nuk e fut, sepse skena është xhiruar së prapthi.  
Vlen të theksohet se kuleta e Jules' në këtë film ka qenë e Quentin Tarantinos. 
- Filmi 'Scream' kategorizohet në filmat frikësues, ama nuk frikësohesh prej tij. 
Kjo tregon se secili njeri i ka veçoritë e veta frikësuese. 
- Era për herë të parë hyri në kinematografinë shqiptare te filmi  'Era dhe Lisi'. 
Era nuk ka qenë grua, por erë e vërtetë, por titulli qëllimisht (shkaku i pushtuesit serb) tingëllon si Romeo e Xhulieta. 
Era në filmin shqip është erë reale dhe aktorët e kanë pritur Erën me muaj derisa ka fryer! 
Kjo sakrificë tregon se shqiptarët asnjëherë nuk kanë improvizuar, se nëse në skenë kërkohet buka, ajo duhet të jetë bukë e vërtetë e jo imitim i bukës. 
- Titulli 'Kur pranvera vonohet' është metaforë për pritjen, pra nuk bëhet fjlalë për vonesën e stinës! Stina në Kosovë gjithmonë i ka respektuar afatet kohore. 
- Filmi shqip është 'foljor'. 
Është si radio që flet e nuk këndon. 
Edhe në filmin shqip flitet e nuk luhet. 
Nëse e ke parë një film shqip, i ke parë të gjithë filmat, sepse edhe aktorët janë të njejtit, edhe temat janë të njejtat, 
sepse kultura është e vogël, ndërsa filmi është i madh! 
- Bekim Fehmiun e bën karakteristik fakti se ka qenë aktor shqiptar por nuk ka luajtur në filma shqip, sepse Ai ka qenë më i madh sesa kinematografia shqiptare! 
Është e dhimbshme kur shkrimtari është më i madh sesa letërsia e popullit të tij, ashtu siç është e dhimbshme që Neroni mendonte se mund të fshihej pas artit për t'u dukur i butë!
- Stalini mendonte se arti duhet të shfrytëzohet për propagandë, sepse artistët janë 'inxhinierët e shpirtit'. 
'Arti duhet të jetë nacional, për nga forma, ama socialist për nga përmbajtja'!
P.S. Kaq për filmin, tani më duhet të shkoj ta ndërtojë një Operë.
Neve kurrë nuk na kanë munguar kompozitorët dhe operistët, por na ka munguar ndërtesa që i bashkon ata! 
Në themelin e saj edhe sot këndohet, ama këndojnë bretkocat! 
Ky paradoks ma kujton ironinë që ka ndodhur në filmin 'Jurassic Park', ku zërat e tmerrshëm që dëgjohen në fakt janë zëra real nga qiftëzimi i breshkave, që u shfrytëzuan si vijë muzikore në këtë film!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco