Hajnat e rinj!

Hajnat e rinj!

Nga Kimete Berisha - 15/07/2021

Hysen Durmishi ka thënë se hajninë me 'tiketa ngjitëse' në vetura e kanë gjetur të gatshme, ata veç e kanë nënshkruar kontratën e hajnisë.
Se ideja për t'i vjedhur shqiptarët duke ua vënë në veturë nga një tiketë absulutisht të panevojshme ka qenë ide burimore e Ramushit. 
Idetë e mira i përvetësojnë, qeveria Kurti tash Ramushin e shfrytëzojnë si frymëzim për të vjedhur qytetarët në mënyrë kreative, ama pak të pamëshirshme! 
I thonë hajni, por megjithatë ti e merr një tiketë për 5 euro që t'i vjedh shteti. 
As në 'Ocean's Twelve' nuk vjedhin më me shije sesa në qeverinë e Albin Kurtit. 
Hajdutëri do t'i thuhej nëse hajnat e Kurtit t'i vjedhin 5 euro e nuk ta japin tiketën! 
Por këta ta japin tiketën! 
Tiketën Gucci! 
Hajni i Madh ua tregon rrugën hajnave të vegjël!  
Ramushi është inspirim i hajnisë për qeverinë Kurti!
E kritikuan Edi Ramën për tarifën 5 euro ndaj shqiptarëve të Kosovës, e tani e kanë përvetësuar mënyrën më të shëmtuar për të na vjedhur direkt, pa ndihmën e askujt!
Edi Ramën e xhelozuan pse ai i pari u kujtua të na vjedh, pa u lodhur, me lezet. 
Pse të na vjedh Edi Rama, atij nuk i takon të na vjedh. 
Këtyre u takon! 
Duhet të ruhet e drejta autoriale e idesë për të vjedhur shqiptarët me tiketa! 
Por qeveria Kurti edhe hajninë e ka plagjiat!
I vjedh edhe idetë e hajnisë! 
Ata të qeverive të kaluara ishin vetëm hajna, e kjo qeveri është edhe hajneshë e ideve (të hajnisë)
Këta janë hajna të rinj, prandaj i kemi punët keq. 
Ne nuk kemi ndërruar qeveri, ne veç i kemi ndërruar hajnat.
Prodigy e hajnave taze! 
P.S. 'Kur grabitësi qesh, ka vjedhur diçka prej hajnit'
- William Shakespeare

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco