Kosova duhet të ndalojë orgjinë hegjmoniste serbe në Gazimestan

Kosova duhet të ndalojë orgjinë hegjmoniste serbe në Gazimestan

Nga Jusuf Buxhovi - 24/06/2021

Shënimit të betejës së Kosovës në përputhje me konceptin hegjemonist të Beogradit, që nuk paraqet tjetër pos një orgji shoviniste, duhet t’i jepet fund njëherë e mirë.

Ka dy arsye të forta për këtë vendim:

E para, ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit shtetëror të Kosovës nga një agresion vandal që përsëritet çdo qershor gjatë këtyre njëzet vjetët e fundit, kur Kosova është çliruar nga pushtimi serb, gjë që nënkupton edhe lirimin nga ikonografia e këtij pushtimi, që mbështetet mbi një mit të falsifikuar siç ishte Beteja e Kosovës, së cilës, kisha ortodokse serbe, prej vitesh ia jep konotacionet e një liturgjie  religjioze mbi konceptet hegjemoniste serbomëdha.

E dyta, ka të bëjë, me atë se një ngjarje historike, çfarë ishte Beteja e Kosovës e qershorit të vitit 1389, ndonëse gjithnjë me deficite të mëdha të argumentimit shkencor, nuk guxon që të mbetet në pronësi të interpretimit të historiografisë serbomadhe dhe konceptit të saj antishkencor me ç’rast ajo paraqitet si “beteje” serbe kundër osmanëve, ku përjashtohen faktorët e saj kryesor - Arbërit dhe të të tjerët, në një luftë të lidhjes së të krishterëve të Ilirikut kundër osmanëve,që u zhvillua në Dardani dhe assesi në Serbi, ngaqë asokohe, nuk ka pasur as Serbi e as shtet mesjetar serb, siç propagandon Beogradi, duke u mbështetur mbi gënjeshtra dhe fakte të trilluar, gënjeshtër kjo që për fat të keq pranohet edhe nga një pjesë e mirë e historiografisë institucionale në Tiranë dhe Prishtinë. 

Parakusht që Kosova, më në fund, të mbrojë sovranitetin e vet shtetëror dhe njëherësh ta mbrojë të vërtetën historike nga një keqpërdorim flagrant me Luftën e Kosovës, në mënyrë që Beogradit t’i merren edhe të ashtuquajturat “tapi historike” ndaj Mesjetës dhe Kosovës me të cilat po demonstron në saje të koncesioneve të Pakos së Ahtisarit dhe veprimeve të tjera të papërgjegjshme të politikës së Kosovës gjatë këtyre njëzet vjetëve, është që ta marrë nën mbikëqyrje kompleksin memorial të Gazimestanit, duke e shpallur atë monument të trashëgimisë kulturore dhe historike të Kosovës.

JufuKjo nënkupton ridefinimin e memorialit nga aspekti historik dhe kulturor në përputhje me të vërtetën historike, që si parakusht duhet të ketë largimin e monumentit të tanishëm të Gazimestanit, të vendosur dhunshëm në vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar nga Beogradi, i cili simbolizon karakterin hegjemonist serbomadh.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco