Mitrovica sipas Branisllav Nushiq

Mitrovica sipas Branisllav Nushiq

Nga Sylë Ukshini - 12/06/2021

Në librin "KOSOVO", botuar në Novi Sad më 1903, konsul serb në Vilajetin e Kosovës, B. Nushiq, edhe pse shumë herë i njëanshëm dhe nëshërbim të idesë serbomadhe, në përshkrimet e tij për qytetet e Kosovës, ai kështu e detyrohet ta pranojë se atyre prani serbe ishte tejet e vogël, por që provohej të ruhej përmes ndërtimit të kishabe serb, siç është rasti i Mitrovicës dhe klerit ortodoks. Nushiq dhe pasuesit e tij kishin për detyrë të mblidhnin të dhëna të detajuara për shqiptarët dhe Kosovën dhe viset tjera shqiptare, të cilat zijin vend të veçantë në planet hegjemoniste serbe.

Këto plane ishin po ashtu pjesë e angazhimeve të Konsullatës  serbe në Prishtinë, e cila ishte e hapur në muajin nëntor 1889.

Ja si Nushiq e përshkruan qytetin e Mitrovicë: " Në lajesën e Ibrit, aty ku ai sikur kthen t'i shkojë në takim Sitnicës, në fund të Kosovës, gjendet një qyteti më i bukur i kosovar, Mitrovica, e rinuar dhe e zbukuruar, në të cilën kënga popullite e Quan sheher-Mitrovica. Zonjat Ibrieva dhe Makenzieva, në udhëpërshkrimin e tyre nëpër Turqi, kur e lënë Vushtrimë, në kapitullin e njëzetë do të përshkriajnë Mitrovicën duke lënë mbishkrimin "Nga Shqipëria në Bosnjë". Edhe sit thuhet se nga Mitrovica përfundon Shqipëria, edhe Shqipëria tashmë nuk ka kufij të shënuar.

Udhëpërshkruesit e para njëzet vjetëve numërojnë në Mitrovicë 400 deri 500 shtëpi, dot ajo ka rreth 1300 shtëpi e rreth 700 banorë. Prej tyre më së shumti ka boshnjakë e shqiptarë e mandej serbë. Ka mjaftē romë dhe dy shtëpi hebrenjsh.

Për Shën Gjergj organizohen manifestim i paparë, sa vallëzohet edhe nëpër rrugë. Edhe sot me rastin e këtyre festave nëpër oborret e mitrovicasve organizohen lojëra të shumta, kur argëtohen vajzat, po ku edhe djelmoshave nuk u ndalohet hyrja. 

Përpos peshës tregtare, ky qytet ka edhe rëndësi të madhe ushtarake, pasi është stacioni i fundit drejt kufirit me Serbinë. Për këtë shkak këtu është komanda e divizionit dhe e një brigade. Për këtë asrye në Mitrovicë është ndërtuar një kazermë e madhe dhe e fuqishme (ushtrisë osmane).

Mitrovica ka 5 chamindhe një kishë ortodokse. Deri para njëzet vjetësh kësht as që kishte kishë. Në verë të vitit 1896, kur për herë të parë peshkopinserb i Prizrenit Dionisi shkoi në Mitrovicë, e vuri atëherë gurthenelin e një faltores së re të Sh. Savës, e cila, sipas planit, do të jetë njēra nga kishat më të bukura në Kosovë..

Edhe rrethina e Mitrovicës është shumë e bukur dhe ka vendpushime të afërta e të largëta, si rrallëkund tjetër."

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco