Nuk ka zarar prej lutjeve!

Nuk ka zarar prej lutjeve!

Nga Kimete Berisha - 10/06/2021

Është absurde dhe është grackë e madhe ta akuzosh dikënd pse i lutet Zotit 'ilegalisht'! 
Lutja në çdo rast është legale! 
Edhe vrasësit ndërtojnë kisha e xhamia. 
Sidomos vrasësit kanë nevojë të sëmurë të 'pajtohen' me Zotin! 
Mëkatarët më të mëdhenj i gjen në rendin e parë të kishave e të xhamive! 
Kishat dhe xhamitë te shqiptarët janë ndërtuar nga pushtuesit. 
Sigurisht e dini!
Të gjitha fetë te shqiptarët i sollën pushtuesit! 
E pastaj pushtuesit u mërzitën me neve, shkuan apo i përzëmë, s'jam e sigurt. 
Por kryesore, fetë nuk i morën mbrapshtë me vete! 
Shqiptarët nuk kanë ndërtuar asgjë historike në jetën e tyre, hiç asgjë, 
shqiptarët kanë ndërtuar veç kaçakë, bufe e kafene.
Sepse, Zoti ynë është kënaqësia. 
Tjetër gjë që pushtuesi e ka pru' besimin me zor, derisa zanati për të qenë fetar u shndërrua në mënyrë të jetës dhe derisa zori u shndërrua në qejf! Tash ka mbetur vetëm frika nga Zoti!
Kënaqësi në frikë nuk ka! 
Nëse ju mendoni se shqiptarët ndonjëherë në jetën e tyre kanë ndërtuar diçka të hairit, tregoni çka është ajo që e paskan ndërtuar shqiptarët e unë nuk e ditkam!
Qe 21 vjet shqiptarët e lirë ia kanë zënë dritën diellit, 
qe 21 vjet mafia shqiptare e ndërtimit s'kanë lënë gjë pa shkatërruar, 
e kanë asfaltuar natyrën, 
i kanë gërryer shkëmbinjtë, 
e kanë vjedhur ujin, tokën, nëntokën, 
kanë ndërtuar soliterë një mbi një dhe çka tjetër ka ndodhur këtu?
Të ishte ilegale veç kisha në oborrin e universitetit...
Trego, çka është legale këtu?! 
Kush u tregua armik më i madh i shqiptarëve më shumë se shqiptarët?
Serbia duhet të paditet për gjenocid, për shfarosje të familjeve shqiptare, për vrasje të fëmijëve, për kalljen e mijëra shtëpive e shkollave, për shkatërrimin e xhamive, e jo pse disa popë luten në një kishë pa leje! 
Le të luten! 
S'janë interesant! 
P.S. Lutja e legjitimon kishën, lutja e legjitimon xhaminë. 
Lutja e shëron trupin se lëre më shpirtin! 
Nëse filloni me rrënime të objekteve pa
leje, rrafshohet Kosova!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco