Çka ndodhi në LDK?

Çka ndodhi në LDK?

Nga Xhavit Rexhaj - 10/06/2021

Publikimi i kandidaturave për kryetar të tetë komunave të Kosoves për mua nuk ishte lajmi kryesor nga mbledhja e sontme e kryesisë së LDK! 

Më e rëndësishme, e mbase me rëndësi historike, ishte se kryesia filloi t'ua pres rrënjët disa grupeve parapolitike që e patën shndërruar partinë e Rugovës në parti PANISTE - parti të të fortëve, të tenderave e të bordeve! 

Ky grup fillimisht dhe menjëherë pas luftës pat dalë si kundër reagim ndaj presionit të egër që ushtronin struktura e parastruktura të dala nga lufta kundër LDK-së dhe aktivistëve të saj. 

Kulmin ky grupim e arriti një herë për së gjalli të Presidentit Rugova - me rastin e emerimit te ministrave pas zgjedhjeve te vitit 2004 dhe per here te dyte me rastin e rrezimit te Qeverise se Shpreses ne vitin 2020. Ne kulmin e vitit 2020 ky grup deshmoi se mund te beje loje te madhe - siç beri duke mashtruar Znj. Osmani! Shpresoj dhe nuk dua te besoj te kene force te luajne te njejten loje prape me kryetarin e ri! 

Kjo sepse, ne zgjedhjet e shkurtit 2021 populli perfundimisht tregoi se mendesia klienteliste e PANISTE (e vjedhjes industriale te votave dhe te pasurise se popullit) nuk mund te mbledhe me shume se 15 vende ne Kuvendin e Kosoves - edhe po te mblidhen te gjithe bashke! Domethene PAN-it dhe grupimeve te ketilla parapolitike u ka skaduar afati ne Kosove - edhe ne LDK! Per ata qe shohin e kuptojne!

Cka duhet te beje LDK-ja? 

Duhet te vazhdoje dekontaminimin, depanizimin dhe konsolidimin pa ngurrim. Nuk parashoh ndonje kundershtim apo thyerje te madhe! Nderprerja e asaj qe eshte filluar do te ishte gabim i madh dhe i panevojshem! 

Skena e politikes kosovare ka nevoje per nje parti te djathte e te popullit - ashtu sic e kishte menduar dhe ndertuar Presidenti Rugova. Vetem nje LDK e tille mund te mbijetoje dhe te vazhdoje traditen e vet 30 vjecare! Te tjeret thjeshte shkojne ne histori! 
Boll kane rru! Boll!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco