Miqësia e armëve

Miqësia e armëve

Nga Daut Dauti - 16/05/2021

Britania e Madhe deri më 2019 është eksportuesi i dytë i armatimit në botë me vlerë 11 miliardë funta ose 13 miliardë euro në vit. Gjatë këtij viti dhe në të ardhmen, ka gjasa që Franca dhe Rusia t’ia kalojnë Britanisë por jo SHBA-ve që gjenden në vendin e parë.

Vendet kryesore në të cilat Britania eksporton armatim radhiten: SHBA, India, Franca, Gjermania, Italia, Omani, Afrika e Jugut, Turqia, Korea Jugore, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.

Eksporti i armëve, siç po shihet, është industri që krijon biznes profitabil në Britani. Vendet që po i shihni në këtë listë janë edhe miqtë e ngushtë të Britanisë. Përkundër presionit të CAAT, organizatë që bënë fushatë që t’i ndërprehet shtija Izraelit për shkak se mbanë territoret e okupuara palestineze dhe ushtron krime ndaj palestinezëve, qeveria britanike e ka rritur eksportin në 221 milionë funta në vitin 2018.

Një fushatë e ngjashme është duke u zhvilluar edhe kundër eksportit në Arabinë Saudite, e cila ka ndikuar që gjykata të nxjerrë vendim për ndalimin e eksportit të armëve në këtë vend që kapë shirfa të larta. Përndryshe shifra 11 miliardë e eksportit britanik do të ishte së paku edhe 2.5 miliardë më e lartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco